‘Bomba’ e Bashës: Rama po bën pakt me Tahirin. Ish-ministri ka filmime që implikojnë kryeministrin

Oct 19, 2017 | 17:30
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në reagimin e tij të parë pas operacionit në Babicë të Vlorës, finalizuar me sekuestrimin e 4.5 tone droge ka perseritur kerkesen per prokurorine qe te vere para pergjegjesise kokat e kupoles.

Rama-Tahiri-300x214

Duke i bërë kërkesë prokurorisë që të veprojë pa vonesë dhe me transparencë pasi gjithë faktet që implikojnë ish ministrin Saimir Tahiri janë tashmë publike, ai ka bërë me dije se mes Ramës dhe Tahirit aktualisht po bëhet një pakt.

Sipas Bashës, arrestimi i Tahirit nuk është gjithçka.

“Kemi të dhëna se aktualisht Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëvëshje me njëri-tjetrin. Tahiri ka fakte, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze”- tha Basha, duke theksuar më tej se në kushte të tilla Ramës i duhet një pakt me ish-ministrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura