“Boll rropët njerëzit”, Erion Braçe bën thirrje për uljen e çmimeve: A jeni në terezi?! Një vit më parë përdorët si pretekst luftën, ndërsa tani tregjet…

May 21, 2023 | 18:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka bërë thirrje tregtarëve për uljen e çmimeve të produkteve të importuara.

brace

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se një vit më parë kur çmimet u rritën rrufeshëm, u përdor si pretekst lufta, nafta, euro dhe dollari, ndërsa tani sipas tij, nuk ka më justifikime, pasi tregjet janë ekuilibruar.

Sipas Braçes, kjo rritje e çmimeve grabit rritjen e pagave dhe pensioneve dhe ata që e përjetojnë më shumë janë njerëzit në nevojë.

Reagimi i Braçes:

UUUULNIIIIIII CMIIIIIIMEEEEEET!

BOOOOOOOLL RROOOPET NJEREZIT!

Kur nje vit me pare rritet rrufeshem cmimet e produkteve te fabrikuara e te importuara, thate LUFTA, NAFTA, EURO, DOLLARI etj etj!

Nje vit me pas;

Tregjet jane ekuilibruar nga efekti i menjehershem i luftes, boshlleku ne treg krijuar prej saj, cmimi i naftes ka rene ne nivelin e para luftes, euro ka rene gjithashtu, dollari edhe me shume;

PRA, CDO ELEMENT QE NDIKONTE NE CMIME KA PESUAR RENIE TE FORTE!

TREGTARE, PO JU PSE NUK I ULNI CMIMET E PRODUKTEVE TE FABRIKUARA? Pseeeee?

Po ju tregtaret e miellit e pastaj te bukes cfare po beni?

CMIMI I GRURIT KA RENE, CMIMI I MISRIT KA RENE, CMIMI I THEKRES KA RENE; po cmimi i bukes pse rri ai qe ishte kur ju e ngritet? Kulmi!

PO JU TREGTARET E PERIMEVE E FRUTAVE CFARE PO BENI? Ne teegun e Lushnjes po i rripni bujqit prodhues te domates me cmimin banal 30 leke; PO KY CMIMI NE TIRANE 150 LEKE CFARE ESHTE? Pese here me shume!!!!

A jeni ne terezi?!

Sado te rrisim rrogat e pensionet ne, keto cmime grabisin cdo rritje! ESHTE GRABITJE E PASTER MBI NJEREZ NE NEVOJE ME SE SHUMTI!

JEPINI FUND!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura