“Boll i dhatë zë ushkurit!”- Zv.kryeministri publikon SMS-të dhe i përgjigjet kreut të opozitës: Dështak, vë në dyshim…

Jun 8, 2020 | 10:28
SHPËRNDAJE

Brace-Basha-SMS-paga-luftesZëvendëskryeministri, Erion Braçe ka publikuar SMS-të e një qytetari dhe datat kur i ka kaluar në bankë pagesa e luftës.

Për zv.kryeministrin rrogat janë paguar qindarkë më qindarkë, ndërkohë që ka apeluar ndaj opozitës që të mos sajojë gënjeshtra në këtë drejtim.

Për Braçen secili nga personat që ishte në një punë të ligjshme dhe u ndal prej pandemisë ka marrë ndihmë të drejtpërdrejte.

Ai ka thumbuar kreun e opozitës, për të cilin tha se në dy muaj nuk do gjej një person të vetëm që s’ka marrë pagën e luftës.

“TRE RROGA PAGUAR QINDARKE ME QINDARKE! BOLL I DHATE ZE USHKURIT!

Quajini lufte apo paqe, si te doni, u paguan edhe pse njerëzit kane një muaj ne pune!

NDIHME E DREJTPERDREJTE!

Për cilindo qe ishte ne një pune te ligjshme dhe u ndal prej pandemisë. Unë nuk pres nga Lylezim Basha qe ne 2 muaj te gjej qofte edhe një punëtor qe te ketë marre jo tre, por një page. Fare!

Nuk ka mend për kaq; Mashtruesi duhet te gënjej pa fund dhe ne mënyre totale! Nuk do e bej as te publikoj emrat e personave qe me çojnë mesazhet me tre rrogat e marra njëra pas tjetrës;

JAM I LUMTUR QE I MORREN DHE NJE PJESE E MIRE I JANE RIKTHYER PUNES.

Por sot dëgjova ne mëngjes një mashtrues qe thotë se vjen nga “shoqëria” e se është “i pavarur”;

Dështak, me një shitore te falimentuar dy vite me pare, pra i çregjistruar ne Qkb, ve ne dyshim rrogat e paguara, politiken fiskale gjithnjë ne lehtësim për biznesin e vogël dhe e bën me kompetencën e mashtruesit me sipër!

Janë njësoj, te shohin ne sy e te gënjejnë; Njeri si politikan, tjetri si ushkur i politikanit!

Partia e Punës kishte rripat e vete e me to ndërtoi një shoqëri te rreme;

Partia e Lylit ka korruptuar çdo zë, i bën hem qorra e hem shurdhe, ju ka lenë veç gojën qe këndon siç Lyli i partisë do! Ky lloj korruptimi është me i poshtri, zë hapësirën, te merr frymën!”, shkruan Braçe.

SMS-Brace11

Mesazhet e publikuara nga Erion Braçe

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura