“Boll folët kot”- Morena Taraku i jep fund të gjitha dyshimeve, tregon a është në një lidhje: Jam e lumtur

May 21, 2020 | 17:51
SHPËRNDAJE

Jeta private e Morena Tarakut ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendies. Pas ndarjes nga miliarderi iranian Sasha Sobhani ajo është treguar shumë e rezervuar përsa i përket lidhjeve.

Por në një postim të fundit, ajo i dha fund të gjitha thashethemeve duke treguar se është në një romancë.

Këngëtarja u shpreh se është e lumtur dhe u kërkoi njerëzve të mos flasin më në lidhje me këtë temë.

“Jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot,”– shkroi ajo, në një postim në Instagram.

Por Morena nuk tregoi shumë detaje rreth mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën

Kujtojmë që këngëtarja ka qenë është përfolur shumë për lidhjen e saj me miliarderin iranian, e cila nuk zgjati shumë por që pas ndarjes nisën deklarata thumbuese kundrejt njëri-tjetrit.

/Panoramaplus.al

  

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura