Boksieri shqiptar fiton titullin “German International Cruiserweight” në boks

Feb 4, 2018 | 15:28
SHPËRNDAJE

Boksieri lezhjan, Jurgen Uldedaj, ka fituar titullin “German International Cruiserweight” në boks për peshat 90 kilogram.

ac4c20a7-a041-4ed2-be22-02e10704540e
20-vjeçari mundi çekun Jakub Synek, në përballjen e së shtunës në Gjermani. Boksieri Uldedaj dominoi gjatë gjithë takimit ndaj çekut 33-vjeçar duke e hedhur në tapet në raundin e 8-të, por Synek nuk u dorëzuar duke vazhduar sfidën. Edhe raundi i 9-të vazhdoi nën vazhdimësinë e talentit lezhjan dhe shpesh goditjet e tij ndaleshin nga gjyqtari.

Në përfundim të 10 raundeve, 20-vjeçari Jurgen Uldedaj ka triumfuar duke marrë fitoren me vendim unanim të tre gjyqtarëve.Jurgen Uldedaj erdhi në këtë përballje të parë për këtë titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesionist. Dy nga tetë fitoret, ai i ka fituar me nokaut. Boksieri Jurgen Uldedaj prej po tërheq vëmendjen e trajnerëve botëror të boksit të cilët e kanë konsideruar lezhjanen si një super talent i këtij sporti. Në këtë mënyre boksieri Uldedaj po ngrin lart edhe emrin e Shqipërisë në arena ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura