Boko Haram vret së paku 45 burra e djem në fshatin nigerian

Mar 5, 2015 | 20:07
SHPËRNDAJE

Persona të dyshuar si militantë të Boko Haram kanë vrarë të paktën 45 njerëz në një fshat në shtetin Borno, në veri-lindje të Nigerisë, kanë bërë me dije dëshmitarë të ngjarjes, raporton BBC.

Pamje nga fshati i vrasjeve

“Personat e armatosur zbarkuan në Njaba duke shënjestruar burra e djem, para se t’i vinin zjarrin fshatit”, kanë shtuar të mbijetuarit.

Bastisja ndodhi herët të martën, por nuk është raportuar menjëherë për shkak të largësisë së zonës.

Boko Haram ka vrarë mijëra njerëz në përpjekjen e tij për të krijuar një shtet islamik.

Bastisja në Njaba erdhi në kohën kur shumë fshatarë po merrnin pjesë në lutjet e mëngjesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura