“Bojkotuan mbledhjen se kanë frikë nga hetimi”/ Nënkryetari i Komisionit për Zgjedhjet i përgjigjet akuzave të PD-së: Ftoj Alibeajn të mblidhemi një orë e më parë

Oct 21, 2021 | 12:37
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për 25 prillin, Toni Gogu, nga ambientet e selisë së Kuvendit iu përgjigj akuzave të opozitës për bojkotin e komisionit nga ana e mazhorancës.

komisioni hetimor

Gogu u shpreh se ai së bashku me deputetët socialistë shkuan ditën e sotme në ambientet ku zhvillohet mbledhja, por përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm. Gogu e përdori daljen në media për t’i bërë një ftesë publike kryetarit të Komisionit, Enkelejd Alibeaj, për tu takuar ditën e sotme ose të nesërme, me qëllim miratimin e kalendarit të punës së komisionit.

“Pika 7 e rregullores ishte mbledhja e radhës. Në kundërshtim me procedurat, kryetari nga e mohoi këtë të drejtë. Një nga anëtarët na etiketoi ‘gangster’. Propozuam që të mblidheshim sot, pasi ishte vonë dhe nuk mundet të takoheshim. Ne duhet të ishim nëpër zona. Ajo që morëm është se vijmë sot dhe nuk janë të pranishëm. Do të vijmë dhe nesër, pasi ne jemi të vendosur të hetojmë dhe mbrojmë integritetin e zgjedhjeve. Unë vijoj të bëjë të njëjtën ftes, i bëj thirrje zotit Alibeaj të mblidhemi një orë e parë dhe të vijojmë të caktojmë kalendarin e punës.

Nderin e zgjedhjeve ne mund ta mbrojmë vetëm duke hetuar së bashku në këtë komision”, tha Gogu.

Kujtojmë se ishte anëtari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Gazment Bardhi, ai i cili ditën e djeshme denoncoi se përfaqësuesit e mazhorancës kishin bojkotuar seancën e mbledhjes së komisionit.

Në një reagim në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe foto nga salla e mbledhjeve në Kuvend,

Bardhi postoi në rrjete sociale një foto ku karriget e anëtarëve të PS ishin bosh, ku dhe theksoi se ky veprim nuk do pengojë punën e opozitës “për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve”.

salla bosh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura