“Bojkoti dha efekt”, presidenti Duka: Jemi në rrugë të mbarë, fillojmë të dielën me Kupën e Shqipërisë

Oct 29, 2020 | 14:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, foli për mediat menjëherë pas mbledhjes së sotme që Liga Profesioniste zhvilloi në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ku u vendos t’i jepej fund bojkotit të kampionatit. Kreui i FSHF-së, zbuloi se ditën e diel do të luhet turi i parë i Kupës së Shqipërisë, për të vijuar të mërkurën me javën e parë të Superiores.

Duka

“Një ndërprerje kaq i gjatë i bën futbollit dhe futbollistëve. E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, që do të jetë turni i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që ditën e diel fillon kampionatin. Bojkoti dha efekt. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.

Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, u shpreh ndër të tjera Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura