Ne prag te sezonit turistik ne vend, Gjergj Bojaxhi ben nje denoncim per nje nga zonat e rendesishme e te dashura per pushuesit, Saranden.
Me ane te nje shenimi ne faqen e tij ne FB, ai denoncon ndërtimet në bregun e detit të Sarandës të cilat janë bërë 10 metra nga deti. “Ne Sarande po e kuptojne me mire konceptin “te jesh prane detit”. Aq prane sa jepen leje 8 kate beton 10 metra larg bregut…. aq sa po pati dallge te lag kembet ne ballkon”- shkruan ai, teksa poston videon per denocnimin ne fjale.
Postimi i Gjergj Bojaxhi
Betonizimi i Bregdetit vazhdon edhe me “Rilindjen”…
Ne Sarande po e kuptojne me mire konceptin “te jesh prane detit”. Aq prane sa jepen leje 8 kate beton 10 metra larg bregut…. aq sa po pati dallge te lag kembet ne ballkon.
Keto jane pamje qe marrin trajta skandali kur 2 here jepet leja (ne 2010 dhe 2017) qe pallatet ti fusim ne det.
Me siguri do na e justifikojne nen argumentin rilindas: ky eshte rezultat i rritjes se ofertes turistike te Sarandes, e cila ka sjelle rritjen e kerkeses per komplekse akomoduese dhe shteti i pergjigjet me bujari dhe krevate ne bregun e detit.
Me ndertimin e aeroportit te Vlores dhe Sarandes, do kete edhe me shume kerkesa dhe kushedi ku do shpertheje fantazia e institucioneve lokale dhe kombetare qe japin apo rinovojne leje pallatesh te tilla.