Bogdani e nis te Salernitana si trajner i dytë, starton karrierën tek ekipi i Lotitos

Jun 25, 2015 | 11:31
SHPËRNDAJE

Erion Bogdani nis aventurën e re të trajningut. Ish-bomberi i kuqezinjve është pranë ëndrrës së tij për të hyrë në botën e trainingut. Bëhet fjalë për Salernitanën, ishskuadrën në të cilën ai ka qenë pjesë si sulmues në sezonin 2003-2004.

Prej kohësh, Bogdani ka nisur edhe kurset e trajningut në Shqipëri, për t’u pajisur me licencat e UEFA-s. Bogdani u certifikua me licencën “UEFA PRO” vetëm pak muaj më parë në Tiranë.

Mediat italiane raportojnë se emri i ish-sulmuesit shqiptar është një ndër më të mundshmit që të mund të ulet në bankinën e Salernitanës si ndihmës i Leonardo Menekinit. Trajneri aktual i skuadrës italiane e njeh edhe futbollin shqiptar, pasi ka qenë edhe trajner i bardhebluve të Tiranës në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura