Boçi: Parimi i Ramës, çdo bashki një bandë, ja futi edhe mikut të tij Lu

Sep 7, 2018 | 16:41
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama më herët gjatë kësaj të premteje, i cili i cilësoi “rrugeçë” bandat kriminale në vend.

Ligjvënësi demokrat shprehet se duke mohuar se në vend ka banda, Rama “ja futi” edhe ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ministrit të Brendshëm Xhafaj.

“E vërteta lakuriqe në fakt është krejt e kundërt nga kjo që thotë ky lakuriqësi i krimit. Rama ka ecur me parimin ‘një Bashki, një bandë’”, shton deputeti demokrat.

Boci

Reagimi i plotë

BANDITI DHE RRUGEÇËRIT

Për ta relativizuar sadopak gjendjen kriminale në vend Rama mohon që ka banda. Ato sipas tij janë vetëm “rrugeçër” të zakonshëm.

Këtu ja futi mikut të tij Lu, që dikur fliste për familje e klane mafioze e banditeske.

Ja futi dhe Xhafës që pohonte ekzistencën e dyzet e ca bandave të evidentuara në terren.

E vërteta lakuriqe në fakt është krejt e kundërt nga kjo që thotë ky lakuriqësi i krimit.

Rama ka ecur me parimin “një Bashki, një bandë”.

Kudo në territor ka ndërtuar e suporton bandat parapolitike kriminale që kanë struktura të mirëorganizuara dhe efikase.

I ushqen drejtpërdrejt me favore financiare e policeske, për t’i hedhur më pas si “qen sulmi”, në fushatat zgjedhore.

Por diku në këtë thënie ka pak të drejtë.

Në fakt preket në sedër kur ne i etiketojmë “banda” e “banditë”, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të botës së krimit.

Është një lloj atributi që ca nga kompleksi i inferioritetit e ca nga deliri i pushtetit, Rama e do të gjithin për vete.

Pra Banditi është ai vetë.

Të tjerët janë “ushtarët” e tij, ose e thënë sipas gradave që u ka dhënë janë “rrugeçërit” e tij.

Çështje regjistri gjuhësor!

Ndërsa për njerëzit e thjeshtë, ata janë troç banda e banditë. Rama vetë është “rrugaçi politik” i bandave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura