Boçi: Liria e medias, i ngjan një fantazme që e marrin prej dore, për të zbukuruar mashtrimin e madh

Aug 30, 2018 | 19:53
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Medias në Kuvend, Luçiano Boçi ka reaguar për sulmin e banesës së gazetares Klodiana Lala. Në një postim në facebook, Boçi shkruan se mafia është me tezën që ose je me ne ose ne të eleminojmë.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer

Postimi i Plotë

PLUMBA FJALËS

Goditja ndaj Klodiana Lalës nga krim-politika, si goditje ndaj fjalës së lirë nuk është as e rastit dhe as fenomen i izoluar.

Në një shtet narko-mafioz, heshtja vlen shumë.

Dhe kush e thyen, n.q.s nuk blihet, atëhere paguan.

Klodiana nuk është e vetmja në këtë histori, mgjs ndër më ulëritset si rast.

Telnisit i la policia në prag të derës, kokën e prerë të dhisë, Gertin e kërcënuan me sms-ra, Alidën e shkarkuan, gazetarëve të Publicus i mbyllën emisionin…

E sa e sa të tjerë që në forma e mënyra të ndryshme kanë marrë mesazhet e koduara dhe sot janë detyruar të bëjnë paktin me heshtjen.

O me ne, o të blejmë, ose të vrasim!

Kjo është deviza.

Pushteti i kriminalizuar nuk toleron në këtë pikë, madje investon.

Median që nuk e kap e miklon.

Atë që nuk kontrollon e zhantazhon, e kërcënon.

Atë që bëhet pengesë e eleminon.

Liria e medias, sot i ngjan një fantazme që e marrin prej dore, vetëm për të zbukuruar mashtrimin e madh.

Kjo është sot Shqipëria, kopshti i kriminalizuar i Europës Juglindore.

Pa shtet, pa institucione drejtësie, pa institucione e kolona demokracie, me liri të ekzekutuar fjale e liri të blerë tregu.

Dinosauri i krim-politikës, sot bërtet kapeni krimin, në një lojë që mendon se e ka fituar, me plumba e para.

Por shkërmoqja ka filluar.

Kurajoja dhe fjala e gazetarëve të lirë dhe ajo e qytetarëve, peshojnë më shumë se plumbat e paratë.

Klodiana nuk është vetëm….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura