Bluza e zv/ambasadorit me ‘Shqipërinë e Madhe’, Kotzias: Majko na tha se…

Feb 21, 2018 | 19:20
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtem grek Nikos Kotzias eshte thirrur ne interpelance pas incidentit me bluzën e ‘Shqipërisë së madhe’.

bluza_1519222763-5075010

Është deputeti i Demokracisë së Re, Theodhos Karaoglu i cili e ka thirrur interpelancën pas fotos së zv/ambasadorit shqiptar i cili duket me një fëmijë që mban bluzën me hartën e Shqipërisë së Madhe në Kretë.

kotzias3

Kotzias sipas mediave greke, ka thene se ky ishte një rast unik, nuk ka pasur precedentë te meparashem dhe se nuk duhet perqendruar debati dhe vemendja tek nje fëmijë i cili per moshen qe ka nuk e di se çfarë kuptimi ka harta.

“Ministria e Jashtme greke dënon çdo forme irredentizmi, nacionalizmi si dhe ksenofobine e racizmin. Përsa i perket pranisë së zv/ambasadorit kjo gjë nuk ka ndodhur më parë, nuk ka asnjë incident as te ngjashem, si dhe u dhanë shpjegime nga ministri i Diasporës Pandeli Majko gjatë takimit me ministrinë e Brendshëm P. Shkurletis në lidhje me episodin e pazakonte. Majko theksoi se nuk duhet një rastësi të errësoje aspak marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha Kotzias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura