FJALA E PLOTË/ Blushi viziton ‘Lagjen e Trimave’: Pamje lufte që ishin harruar në Ballkan, Maqedonia të hetojë ngjarjen. Kumanova, simboli i shqiptarëve (FOTO/VIDEO)

May 20, 2015 | 7:00
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-se, Ben Blushi ka qenë sot në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai ka parë nga afër situatën dhe është takuar me banorë, shtëpitë e të cilëve janë rrënuar nga ‘lufta’ e ditëve më parë. 

Blushi ne Kumanove

Deputeti socialist Ben Blushi e cilesoi rastin e Kumanovës të frikshem për shqiptarët, por  dhe për vetë Maqedoninë. 

“Maqedonia sot ka një problem serioz me demokracinë dhe më vjen keq të them, por ajo nuk është një shtet demokratik”- tha Blushi, pasi vizitoi sot “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Blushi me banore te Kumanoves

Blushi ka vizituar banorët dhe shtëpitë e tyre të rrënuara, duke theksuar se është tmerruar nga ngjarja që ka parë dhe përjetuar në këtë lagje, e cila sipas tij, është goditur nga një terror i paparë, informon INA.

 Deputeti socialist Ben Blushi ditë më parë në Parlamentin Shqiptar ka ngritur çështjen e Kumanovës.  

Blushi ne Kumanove

“Ajo që ndodhi në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem delikat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratike. Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë përfaqësimi në raport me qeverinë që e drejtojnë por dhe tek partitë shqiptare. Ne s’mund tu themi se kujt duhet t’i besojnë, por si shteti dhe si parlament duhet të mbështesim demokratët mes shqiptarëve të Maqedonisë. Duhet të mbështesim demokratët ndër shqiptarët e Maqedonisë”, deklaroi Blushi. 

 JA DEKLARATA E PLOTE E BEN BLUSHIT NE KUMANOVE:

Së pari Dua të shpreh ngushëllimin tim edhe solidaritetin tim të gjithë atyre që kanë vuajtur atë ditë kur shteti ka sulmuar civilë të pafajshëm kërtu në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Këto janë pamje lufte që i kishim harruar në Ballkan, edhe ndoshta që nga konflikti i vitit 2000 s’kemi parë akte kaq të dhunshme. Polica e Maqedonisë ka sulmuar shqiptarë të pafajshëm, burra, gra, fëmijë, në mëngjes herët, pa njoftim, pa paralajmërim edhe kjo është ajo që shofim sot. I ka marrë atyre gjithcka që kishin në rradhë të parë i ka dhunuar si shtetas të barabartë të Republikës së Maqedonisë.

Unë besoj që kjo qeveri, duhet detyrimisht qeveria e Maqedonisë t’i kthejë këtyre qytetarëve të Lagjes së Trimave, qytetarë të Maqedonisë, besimin se mund të vendosë drejtësi duke hetuar ngjarjen dhe duke nxjerrë para ligjit ata që kanë dhunuar civilë të pafajshëm, sepse Maqedonia s’mund të bëhet një shtet i drejtë, demokratik, nëqoftëse nuk ka drejtësi, nëse nuk ka barazi, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, nëse s’ka barazi përpara ligjit për të gjithë qytetarët të Maqedonisë, dhe unë shpresoj që orë më të mira do vijnë për shqiptaret e Maqedonisë, për gjithë qytetarët e Maqedonisë se ajo nga e cila vuan sot Maqedonia është demokracia, po të ketë më shume demokraci, më shumë respketim të ligjit, të respektohen të drejtat e civilëve, do jetë më mirë për shqiptaret këtu, për maqedonasit për gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndihen qytetarë me të drejta të barabarta në shtetin e tyre të përbashkët.

Dua të them ngushëllimet e mia, dua të shpreh dhimbjen e trishtimin, solidaritetin për të gjithë këta banorë që i takova sot vetë, që kanë vuajtur një padrejtësi, dhe në fakt një pabesi, se kur shteti është i pabesë ky është fundi i shtetit, megjthese kam një besim dhe një shpresë se kjo quhet Lagjia e Trimave, dhe nëse lagjia s’është me, trimat do mbeten dhe Kumanova dhe shqiptarë pa trima s’do ketë.

Unë kam folur me shumë banorë që atë ditë kanë qenë në sulm, në terror, ata më kanë treguar historitë e tyre personale, fëmijë burra, gra, njerëz të cilët pa asnjë lloj paralajmërimi janë sulmuar në datt 9 Maj, në të gdhirë.

Historitë e tyre janë tragjike, por çështja s’është ça ka ndodhur, por ça do ndodhi. A do ketë mundësi Republika e Maqedonisë të na njohë si qytetarë me të drejta të barabarta? Dhe pikëpyetja tjetër është a përfaqësohemi sic duhet?

A kanë sot shqiptarët e Maqedonisë përfaqësimin e duhur?

Shumë prej tyre thonë jo. Duhet detyrimisht që paritë shqiptare në Maqedoni ta ngrenë zërin, të mbrojnë të drejtat e shqiptareve të Maqedonisë, dhe në fund fare të jenë demokratë, shqiptaret e Maqedonise kanë nevojë për demokratë të vërtetë që i mbështesin dhe i përfaqësojnë në parlamentin e Maqedonise.

Kush ka mundësi të ndihmojë, të solidaroizohet me të gjitha mundësitë qofshin materiale për shqiptaret e Kumanoves, për Lagjen e Trimave.

Unë kam ardhur sot si deputet i Parlamenti të Shqiperise, për të parë çfarë ka ndodhur në Kumanove, cfarë thonë njerëzit dhe cfarë mundësie ka që të drejtat e shqiptarëve të respektohen.

Shqipëria është në zgjedhje por jam i bindur, kushdo që votohet në Durrës do kishte për nder ta binjakëzonte qytetin e Durrësit me Kumanovën, se Kumanova sot është simboli i shqiptareve kudo qofshin, është qyteti i rezistencës, i moralit, i flamurit dhe gjakut, kjo është Kumanova sot dhe shqiptaret kudoqofshin jetojnë me sytë nga Kumanova. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura