Blushi: Nëse Rama s’ka frikë, le ta përballojë garën në PS

Feb 6, 2016 | 14:02
SHPËRNDAJE

Nga qyteti i Kukësit, deputeti socialist Ben Blushi i ka shpallur sfidë kreut të partisë Edi Rama që nëse nuk ka frikë nga gara, le ta pranojë atë.

Rama-vs-Blushi

“Sipas ligjit të PS ka Kongres, pra ka zgjedhje. Zgjedhjet në PS nuk i cakton kandidati, pra jo Rama. Rama s’ka të drejtë të vendosë për zgjedhjet në PS. Dyshoj se Rama ka frikë të hyjë në zgjedhje për kreun e PS. Nëse Rama s’ka frikë le ta përballojë garën në PS. Rama është vetëm një kanidat në garën për kryetar. Rama s’ka të drejtë të vendosë se kush numëron votat. Ata që thonë “nuk ka zgjedhje në PS”, gabojnë. Shpresoj që ata që thanë “nuk ka zgjedhje” të jenë nxituar. Rama e ka çështje paranoje dhe konkurence”,- ka thënë Blushi.

Çështja e kreut të PS-së është bërë një pikë e nxehtë debati mes deputetit socialist i cili ka thënë se do garojë përballë Ramës për kreun e PS, ndërsa ky i fundit insiston se në Kongres do të shkohet për konfirmimin e mandatit të kreut aktual të partisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura