Blushi: Me paratë që i dha Dakos, Rilindja shlyen borxhet e naftëtarëve

Jan 27, 2017 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi ka akuzuar Rilindjen për braktisjen e njërës prej pronave më të vyera, ARMO.

ben blushi deputet libra

Në një postim në FB, Blushi shkruan se “Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët”.

Deklarata e Blushit 

ARMO TI KTHEHET PUBLIKUT

Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO.

Cdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit.

Meqë Rilindja e ka shitur ARMO padrejtësisht po them çfarë do bëjë LIBRA. Do t’ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet.

Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura