Blushi: Ky është plani i “LIBRA-s”, për të mbajtur në Shqipëri Call Center-at

May 11, 2017 | 17:44
SHPËRNDAJE

Deputeti Ben Blushi dhe njëherësh kreu i partisë “LIBRA”, më anë të një statusi në “Facebook”, shkruan se partia e tij mbron 30.000 vende pune ne call center.

blushi

Statusi i plotë

LIBRA MBRON 30.000 VENDE PUNE CALL CENTER

Kompanitë italiane Call-Center që punësojnë më shumë se 30.000 të rinj shqiptarë janë sërish në rrezik. Qeveria Italiane po i përmbahet planit për ti rikthyer këto vende pune në Itali duke shtuar sanksionet dhe gjobat për të mbrojtur tregun e vet te punës. Nëse disa prej këtyre kompanive do rikthehen duke kufizuar apo mbyllur aktivitetin e tyre ne Shqipëri, kjo do ishte një katastrofë për mijëra familje.

Qeveria e Rilindjes nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur këtë sektor të ekonomisë sonë duke humbur cdo mundësi të negoicojë me Qeverinë Italiane. LIBRA e cila ka një numër të madh antarësh që punojnë në call center është shumë e ndjeshme për ti mbrojtur këto investime.

LIBRA do bëjë gjithshka për te siguruar këto vende pune, duke përfshirë edhe rishikimin e taksave me qëllim që kompanitë të mos largohen. LIBRA beson se pa punë nuk ka taksa dhe se taksat duhen përdorur për të krijuar punë. Na duhen vetëm edhe pak ditë për të mbrojtur punën nga qeveria e Rilindjes që për katër vjet shërbeu si call center e krimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura