Blushi: Kur Rama i tha Patrikut mos u bëj shqiptar kishte parasysh Sadriun

May 26, 2016 | 17:15
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i ka kërkuar qeverisë që të bëjë një ligj që i jep fund efekteve të ligjit të tokës 7501, pasi sipas tij ai ligj është në dëm të interesit kombëtar.Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare

Blushi theksoi se, kjo pengon investimet e huaja dhe copëtimi i tokës bujqësore po vazhdon. Nga ana tjetër, ai theksoi se konfliktet e tokës kanë sjellë në Shqipëri 8 mijë viktima.

Gjatë fjalës së tij, Blushi komentoi edhe debatin që Rama pati me biznesmenin francez pak ditë më parë. Sipas Blushi ai debat tregoi se Kryeministri i përçmon qytetarët e vendit të tij dhe tregoi standardin si trajtohen biznesmenët e huaj që vijnë për të të investuar.

Pjesë nga fjale e Blushit:

Për shkak të tij dhe efektit të këtij ligji tokat bujqësore po copëtohen akoma sot e kësaj dite.

Kjo cenon direkt interesin publik dhe investimet në Shqipëri.

Maqedonia ka krijuar 14 zona të lira ekonomike, asnjë ne.

Një investitor i huaj që shkon atje nuk paguan asnjë taksë dhe nuk ka asnjë detyrim për tokën dhe nëse punëson 100 persona qeveria u paguan 500 mijë euro pagë.

Saliu ka ikur por epoka e qeverisjes së tij vazhdon.

Vetëm për shkak të këtyre 14 zonave janë pësuar 6 mijë persona.

A ka ndonjë investim këtu që qeveria të thotë se ka futur në punë 200 persona? Jo, pra nuk ka.

Debati me Patrikun është mënyrë dhe standardi se si trajtohen në Shqipëri njerëz që vijnë për të investuar.

Mos u bëj si ne, sepse po u bërë si ne nuk fiton.

Aktet e ndarjes së tokës kanë çuar më shumë shqiptar në varreza.

8 mijë vetë janë vrarë në Shqipëri nga konfliktet e tokës.

Më vjen keq për ty se Patrikut këtë i tha mos u bëj si Sadriu.

Më thoni një gjë që po shkon mirë?

A ka më shumë papunësi?

Më shumë ka.

A është rritja ekonomie siç e prisni?

Është shumë më keq.

A është borxhi më i lartë apo më i ulët?

Shumë më i lartë.

Sadri nuk po ta përmend emrin as ty as atij.

Si mund të pranosh që ky rrënim të kthehet në normë.

Si mund të pranosh që kjo qeveri po bëhet gjithnjë e më e vogël.

Ca na mungon neve Sadri?

Patrik mos u bëj si ne.

Sigurisht që ky kryeministri jonë ka tentuar në jetën e vet të bëhet francez, po nuk e ka arrit.

Francez nuk bëhet dot, shqiptarët i përçmon, të paktën të bëhet maqedonas.

Investimet e huaja po zbëhen për shkak të paaftësisë dhe mediokritetit.


Fjala e Ben Blushit ne Kuvend by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura