Blushi, kritika Bushatit: Vendosi dy kunetër ambasadorë. Qeverisja? Shqipëria hoqi rrezikun e ‘Gruevskit’, por nuk shpëtoi nga simptomat

May 22, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

Deputeti Ben Blushi gjatë fjalës së tij dje në Parlament ka sulmuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për emërimet në diplomaci, kriteret që nuk janë përmbushur për emra të caktuar në shërbimin jashtëm.

Blushi ka denoncuar rolin e dobët të diplomacisë shqiptare në rajon, kryesisht në marrëdhëniet me Maqedoninë dhe Greqinë. Blushi i ka cilësuar qëndrimet publike të Kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm Bushati të pa koordinuara.

Blushi ne Kuvend

EMËRIMI I AMBASADORËVE
“Do besoja shumë te vullneti i kësaj qeverie dhe çdo qeverie që për të çuar në shërbimin diplomatik, ata që kanë më shumë meritë, por dhe të mbronte diplomatët e karrierës. Në këtë 1 vit e gjysmë në Komisionin e Politikës së Jashtme, nuk kam parë që të kishte një vullnet të tillë, duke parë kandidaturat që kanë ardhur. Ka pasur propozime që nuk e meritonin të ishin ambasadorë. I kemi kaluar duke ia çuar presidentit. Kam parë një rast skandaloz që ka ndodhur para 6 muajsh, që nga një familje, dy kunetër, të dy ambasadorë. Ky nuk mund të jetë standard. Ministri e di këtë rast, nuk e di pse e ka sponsorizuar këtë kalim”, tha Blushi.

FINANCIMI I PARLAMENTIT TË RI NGA TURQIA
“Një nga gjërat që s’më ka pëlqyer nga vizita e Presidentit Erdogan, është që i kemi kërkuar Turqisë të na ngrejë Parlamentin e Shqipërisë. A kemi sedër ne si komb?! A mund të pranojmë ne që Kuvendin të na e ndërtojë një shtet tjetër, kjo nuk mund të pranohet! Nëse kemi 12 mln euro për stadiumin e Shkodrës, s’paskemi 30 mln euro për Parlamentin tonë e duhet të kërkojmë borxh te Turqia, Franca apo Gjermania, pak rëndësi ka kjo. Parlamenti është simbol i sovranitetit, kur nuk je sovran nuk ke parlament, për ça duhet ta marrin borxh, jam kundër kësaj, të kërkojnë borxh për çdo gjë, por jo për parlament. Unë jam kundër kësaj. Dua të them që për shkak të amatorizmit në disa raste, dukemi në disa raporte që na nxjerrin më të dobët. Ky është rasti me Turqinë, bëjmë premtime dhe pastaj tërhiqemi”, tha Blushi dje në Parlament.

KRIZA NË MAQEDONI
“Shkojmë te rasti i fundit, Maqedoninë. Kriza është krizë demokracie. Unë nuk di ç’mund të kishim bërë më shumë për atë që ndodhi në Kumanovë. Dikush para meje tha se po bëhemi si Gruevski, ne e kapërcyem atë. E kishim rrezikun në 2013, e hoqën atë duke iu hequr juve(PD) nga qeverisja. Por kjo nuk do të thotë që kemi shpëtuar nga simptomat e Gruevskit, sigurisht që ka simptoma dhe kjo është arsyeja që flas unë.

Ne nuk mund t’i themi shqiptarëve të Maqedonisë që të zgjedhin mes Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit, sepse ne nuk e themi dot kush është më i mirë dhe më i keq. Kjo do të ishte gabim. Kur komuniteti ndërkombëtar i bën presion dhe bashkë me ta edhe ne sepse ka 35% shqiptarë në Maqedoni, ne duhet t’i themi partive shqiptare në Maqedoni se nëse qeveria maqedonase shkon në anën antidemokratike, siç ndodhi në Kumanovë, padyshim ata duhet ta kushtëzojnë këtë gjë. Nuk mund të jesh më në qeveri pa kushtëzuar. Partitë shqiptare në Maqedoni nuk po kushtëzojnë asgjë”, tha Blushi.

KËRCËNIMI NDAJ MAQEDONISË
“Qeveria dje ka thënë se mund ta rishikojmë pozicionin tonë për anëtarësimin e Maqedonisë për në NATO. Unë nuk e di nëse qeveria do t’i mbetet akoma apo jo këtij qëndrimi dhe jam i bindur se nëse do të flasë ministri i Jashtëm, do mundohet ta interpretojë atë që ka thënë Kryeministri. Ky është problem edhe më i madh për ne sepse nuk shoh që Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, ata njerëz që duhet të prodhojnë politikën e jashtme, janë gjithmonë të koordinuar. Kam frikë Deputeti Ben Blushi gjatë fjalës së tij dje në Parlament ka sulmuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për emërimet në diplomaci, kriteret që nuk janë përmbushur për emra të caktuar në shërbimin jashtëm.

Blushi ka denoncuar rolin e dobët të diplomacisë shqiptare në rajon, kryesisht në marrëdhëniet me Maqedoninë dhe Greqinë. Blushi i ka cilësuar qëndrimet publike të Kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm Bushati të pa koordinuara. Deputeti i Partisë Socialiste: S’kemi shpëtuar nga simptomat e Gruevskit Blushi sulmon Bushatin: Amatorizëm, i premtuam Turqisë më pas u tërhoqëm “Politika jonë e jashtme s’mund të jetë e mbushur dhe e ndriçuar me fishekzjarrë dhe as nga qiriri i së shkuarës” se ministri i Jashtëm nuk e ka ditur atë që do të thoshte Kryeministri dje. Meqenëse e di sot, jam i bindur se do ta dalë dhe do ta zbusë”, tha Blushi.

SUKSESET NË POLITIKËN E JASHTME
“Nuk jemi sot në ditët më të mira, mund të ishim më aktivë në rajon, mund të kishim diplomatë më të mirë, mund të kishim vështrim pak më strategjik. Dyshoj se qeveria në disa raste siç ka ndodhur, ngatërron fishekzjarrin me dritën. Sot mund të ndezësh një fishekzjarr siç ka ndodhur para disa muajsh në një vizitë të rëndësishme, por ajo nuk është dritë, ndriçon. Fishekzjarri ndriçon një minutë. Politika jonë e jashtme nuk mund të jetë e mbushur dhe e ndriçuar me fishekzjarrë dhe as qiriu i së shkuarës. Duhet të kemi më shumë dritë ta shohim rajonin siç është”, u shpreh Blushi dje në Kuvend.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura