Konflikti Doshi-Rama, Blushi: Historia e 2 shokëve të ngushtë, që u zunë për arsye që s’i dimë, por jo motive politike. Dëm i madh për PS

Mar 2, 2015 | 14:33
SHPËRNDAJE

“Histori e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që nuk i dimë, për motive që nuk janë politike”. Kështu e ka quajtur deputeti socialist Ben Blushi konfliktin Rama-Doshi, që sot u kurorëzua me përjashtimin e deputetit të Shkodrës nga grupi parlamentar i PS-së.

“E thashë dhe në mbledhje, është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që s’duan të na i dhonë dhe as duam t’i marrim vesh. Por fatkeqësisht, një histori miqësie disavjecare që u prish për motive që nuk dua ti di, por që për fat të keq nuk janë politike, po i vë një damkë të madhe PS dhe sigurisht Edi Rama si njeriu që duhet ta dministronte këtë gjë prej shumë kohësh, të qeveriste më mirë, ka përgjegjësinë e vet, sadoqë jam dakord me faktin që kjo bashkëjetësë në këto kushte ishte e pamundur. Por prap them se ishte miqësia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që nuk i di“,- tha Blushi.

Blushi ishte i vetmi deputet që pranoi të fliste para medias, në mbyllje të mbledhjes së grupit, ndërkohë që gjithë të tjerët, me Ramën në krye që la i pari selinë, nuk komentuar asgjë rreth vendimit për median. Deputeti Blushi e ka quajtur gjithe sa ndodhi nje dem padyshim te madh per Partine Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura