Blushi flet për afrimin e Nanos në PS dhe koalicionin me LSI-në (VIDEO)

Feb 10, 2016 | 8:16
SHPËRNDAJE

Deputeti kontrovers i PS-së, Ben Blushi ka rrëfyer në “Studio e Hapur” se një deputete e PS-së është kërcënuar se do t’ia heqin vajzën nga puna nëse e mbështet atë në Kongresin e PS-së.

Blushi tha se nuk deputetja ia kishte thënë vetë atij këtë gjë.  “Fakti që ju mendoni se unë jam vetëm, nuk është dobësia ime.

Por faji i një strukture që është terrorizuar dhe trysura deri në atë masë, sa një deputet e PS dhe zonjë e nderuar mendon si unë dhe ma ka thënë privatisht. Më tha se i kishin thënë se ‘nëse mbështet Blushin publikisht do më heqin fëmijën nga puna’.

Po në ça partie jemi, në ça viti jemi? Nëse mbështet ai që ka të drejtë, jo se them se unë kam të drejtë, por a mund t’ja heqësh fëmijën nga puna?

Më tej, Blushi tha se Rama është duke tentuar që në Kongresin e PS-së, votimin ta bëjë me ngritje dore.

Blushi foli edhe për deklaratën e Majkos në “Top Story”, i cili tha se Rama është kokëderr. Sipas Blushit, Majko i ka dhënë të drejtë atij.

“Majko tha që Blushi ka të drejtë, unë nuk jam në klubin e kokëderrave dhe arsyeja që pse flas është për ta shmangur këtë”, tha Blushi.

Deputeti i PS-së hodhi idenë e zgjedhjeve të hapura për kreun e PS-së. Ai tha se modeli që ai kërkon konsiston në hapjen e partisë për qytetarët që nuk janë anëtar të asnjë partie dhe që duan të votojnë për kreun e PS-së.

I pyetur për Fatos Nanon, Blushi tha se ai kishte që në vitin 2007 që nuk fliste me të. Ai tha se nëse fiton zgjedhjet në PS nuk do ta afrojë Nanon.

Lidhur me koalicionin me LSI-në, Blushi tha se PS-ja nuk mund të qeverisë dot e vetme, duke kujtuar se koalicioni me LSI-në ishte e keqe e domosdoshme.

Gjithashtu, Blushi tha nëse bëhet kryetar i PS-së do ta ndryshonte koaliconin duke krijuar një koalicion për reforma dhe jo një koalicion që plaçkit vende pune, siç e cilësoi ai koalicionin PS-LSI momentalisht.

Megjithatë, Blushi tha se nuk do ta prishte koalicionin me LSI-në, por do të ndryshonte kushtet me të.

INTERVISTA

I vetëm kundër të gjithëve e kemi titulluar programin sot, ndiheni vetem në këtë kontekst politik?
Jo nuk ndihem aspak vetëm. Se sa vetëm jam apo jo, këtë po kërkoj, të matet me votë. Dhe unë kërkoj që të votohem, për të parë se sa jam vetëm, jam me shumë shokë, kam mbështetës apo jo.

Keni mbështetës, nëse keni ata janë të heshtur deri tani…
E para nuk janë të heshtur. E dyta kemi dhe 40 ditë deri në Kongres apo jo, kështu që të presim. Në politikë nuk është futboll, nuk matet me numër tifozësh, në politikë fuqia dhe mbështetja matet me vota.

Si ju duk profili që emisioni “Studio e hapur” kishte përgatitur për ju?
Nuk besoj që është teksti juaj, çfarë quani ju beteja? Se kur thoni nuk ka fituar asnjë betejë politike… këtë nuk e pranoj. Kam marrë pjesë në 4 beteja politike. Jam zgjedhur dy herë kryetar. Nuk e di çfarë quani betejë përveçse të zgjidhesh.

E ke fjalën për vitin 2009?
Çfarë ndodhi, ne kemi humbur zgjedhjet në 2009. Unë dhe shumë kolegë të tjerë gati 30% e kongresit kemi kërkuar që Rama të mbajë përgjegjësi për humbjen, mund të kishim ardhur në pushtet që atëherë. Kur parti humb zgjedhjet, kryetari jep dorëheqje.

Ju çfarë bëtë nuk garuat?
Kam kërkuar të japë dorëheqjen ai tha mu vodhën zgjedhjet dhe u fut në garë. Unë nuk mund të garoja se një koleg i imi tha do garoj unë dhe unë mbështeta atë. Kam kërkuar të ndryshojnë aleancat e PS se ato nuk na çuan në fitore. Kam kërkuar që PS të ketë një program, në 2009 nuk kishim. Betejat e mija janë beteja idesh. Bojkoti u ndërpre, shkuam në grevë, 21 janari solli humbjen e Ramës në Tiranë. Isha kundër bojkotit, kundër grevës dhe kundër 21 janarit. PS e ndërroi programin, PS u fut në një rrugë të logjikshme dhe fitoi në 2013.

Po thoni që merita e fitores është e Ben Blushit?
Nuk kam ardhur në Portokalli, kam ardhur në një emision serioz po them që kam bërë një betejë idesh.

Vitin e kaluar patët një lëvizje..
Nuk kam patur lëvizje. E dini se çfarë profesioni kam?

Politikan.
Unë jam shkrimtar. Cilat shkrime kam lënë përgjysmë?

Nuk e thash këtë
Kam folur gjithmonë dhe nuk kam lënë asgjë përgjysmë. Kur më pyesni për një gjë që se kam bërë do kthej përgjigje

Ju jeni ciklik..
Unë nuk dal në një televizion që do dal se duhet të dalë me detyrim.

Le të flasim për skenarët e prishura të Kongresit…
Më pyesni për çfarë të doni, por jo për komente të papërshtatshme

Sipas jush këto shkelje të statusit të Kongresit, çfarë janë sipas jush?
E para shpresoj ti keni lexuar. Konteksti është i tillë se zgjedhjet e fundit për kreun e PS-së janë bërë në 2009 dhe ne jemi në 2016. Unë kam kërkuar që të ketë zgjedhje sipas normës, që është brenda 4 viteve. Më në fund, në vitin e kaluar, 2015, u thirr një mbledhje asamble që vendosi që të zhvillohej kongresi. Kam kërkuar që ky kongres të përcaktoj se aty zgjidhet sipas statusit krye i PS sipas parimit një anëtarë një votë, që ju thoni se unë nuk kam folur. Kam kërkuar që të garohet me parimin një anëtar një votë që kreu të zgjidhet nga anëtarësia.  Këta njerëz nuk duan ta kuptojnë, është e qartë. Treçereku i qeverisë kanë dalë kundër meje për të thënë, jo nuk do ketë zgjedhje për arsye të paqarta. Dje kam shkuar në grupin parlamentar, me një dokument prej 10 faqesh, që provon se çfarë shkeljesh i janë bërë statutit të partisë, Republikës së Shqipërisë. Të drejtat e mia si anëtar i PS mbrohen nga ky statut. Ligji për partitë politike e pengon këtë që po ndodh në PS, sepse shprehet në mënyrë eksplicite, se partitë janë komfort ligjit kur janë të organizuara nga poshtë lart, kur zhvillohen zgjedhje periodike dhe nuk cënohen të drejtat e anëtarëve të tyre. Në PS nuk ka zgjedhje, ka vetëm emërim. Nga se buron pushteti në Shqipëri, kujt ja beson populli votën e vet? Populli nuk voton për gjykatat, një ekip futbolli, për presidentin, për një televizion publik, nuk voton populli kush do jetë doganier. Populli voton për partitë politike dhe pasi marrin votat ndërtojnë këto institucione që folëm.
Nga ‘92 në ‘97 kishim një parti, e cila u kontraktua. Sali Berisha i hoqi njerëzit që e kundërshtonin, e mbushi partinë me banditë me injorantë dhe ku përfunduam në 97. Pse erdhi PS në këtë derexhe, kur BE me rezolutë, me kusht i kërkoi të dekriminalizojë. A njeh ndonjë parti tjetër, në lindje, të cilës i është kërkuar të dekriminalizohet. Ai ligj për dekriminalizimin u bë për shkakun tonë. Për të marrë vota, financime të dyshimta, Partia Socialiste u mbush me njerëz të tillë.

Keni patur përgjigje për dokumentin që keni adresuar nga kolegët?
Ky dokument i është dorëzuar Grupit Parlamentar të PS dhe Asamblesë Kombëtare që është parlamenti i PS. Kam preferuar t’ja shpërndaj anëtarëve të grupit, aty tregoj për cenimin e zgjedhjeve, parimi i zgjedhjeve është cenuar, parim i transparencës është cenuar, parimi i transparencës financiare, anëtarët duhet të njihen me donacionet. Nuk jetoj në një biznes ushtaraka, jam futur aty me vullneti të lirë. I kam bërë të qarta shkeljet këtyre forumeve. Shpresoj të ketë efekt. Ju më pyesni a jam vetëm apo jo? Deri në 19 mars janë 40 ditë, arsyeja pse jam këtu është për të bindur njerëzit se kush ka të drejtë.

Keni marrë përgjigje?
Jo nuk kam marrë
Zyrtarisht prisni përgjigje?

Kam bërë një tablo, nuk është kërkesë. Kam bërë një ekspoze të mënyrës si janë shkelur statuti, ligji dhe Kushtetuta. Shkoj me shpresën se do të ketë një Asamble Kombëtare, por kjo nuk varet nga unë.

Keni patur komente nga kolegët tuaja në lidhje me draftin që nuk u pranua?
Fakti që ju mendoni se unë jam vetëm, nuk është dobësia ime. Por faji i një strukture që është terrorizuar dhe trysura deri në atë masë, sa një deputet e PS dhe zonjë e nderuar mendon si unë dhe ma ka thënë privatisht. Më tha se i kishin thënë se ‘nëse mbështet Blushin publikisht do më heqin fëmijën nga puna’. Po në ça partie jemi, në ça viti jemi? Nëse mbështet ai që ka të drejtë, jo se them se unë kam të drejtë, por a mund t’ja heqësh fëmijën nga puna?

Ju po thoni se ka klimë terrori që mbështet nga qeveria?
Për fat të keq po.
Nëse jeni vetëm apo jo kjo është një pyete…e unë do vazhdojë ta bëjë..
Nëse ka një çështje që do më shqetësonte është se unë kam apo jo të drejtë. Sesa të drejtë kam unë është vota e fshehtë për ta matur. Mosmarrëveshjet zgjidhen me dy rrugë, ose me ligj ose me votim. Unë dua të votohem. Pse ata nuk duan të votohen? Nuk bëhen zgjedhje prej 7 vitesh. Unë jam i gatshëm të kandidojë me të drejtën time. Këta që janë përballë meje pse nuk duan të votohen?

Sepse janë votuar..
Nga kush janë votuar? Nuk e di se për këtë ke votuar ti. Por nëse ke votuar për ne si koalicion, ti s’ke votuar që Rama të jetë deri në infinit kryetar i PS. Para dy vjetësh në Slloveni, se ne nuk jemi në Pakistan, as në Venezuelë, u bënë zgjedhjet e përgjithshme, fitoi një parti e majtë, kryetarja e partisë u zgjodh kryeministre. Pasi u bë kryeministre ishte cikli për zgjedhjet në parti, ajo nuk tha këtë që thonë këta, nuk ka zgjedhje se unë u zgjodha kryeministre. Fiton partia, njerëzit votojnë partinë. Dhe sepse fiton partia, partia ka të drejtë të heqë, të verë apo të lërë në detyrë atë që e kanë votuar. Çfarë ndodhi në Slloveni? Dikush e sfidoi kryeministren, ajo i humbi zgjedhjet në parti dhe iku, nuk është më as kryeministre. Kjo është një gjë aq e thjeshtë sa vetëm në Shqipëri mund të kthehet në një fabul të pakuptueshme. E dini për çfarë po bëhet gati Edi Rama, dhe kjo është për pafytyrësinë e tij, po bëhet gati për aklamasion. Të bësh zgjedhje me dorën ngritur. Unë nuk do ta ngre dorën, kjo nuk është zgjedhje.

Mund të jeni vetëm…
Le të jem vetëm. ky nuk është votim, kjo është dhunë. Jemi në vitin 2016, unë po kërkoj zgjedhje të rregullta, sipas parimit një anëtar në votë. Rama pretendon se ka marrë 1 milion vota. Padyshim ai ka meritën që ai e drejtoi këtë koalicion, e formoi. Pretendon se ka marrë 1 milion vota, ka bërë reforma dhe në emër të reformave ka nxjerrë papagaj tek dera e PS-së, duke thënë që tani po bëjmë shumë reforma dhe nuk mund të bëjmë zgjedhje.Nuk kemi mundësi të bëjmë zgjedhje kjo nuk mund të ndodhë. Pse ka frikë të votohet ky njeri kur ka bërë kaq shumë reforma?

Ai nuk ka kohë..
Ju ku e dini zonjë, keni folur me të? Statuti i një njeriu është 7 vjet? Unë kërkoj të votohem në këtë parti, të më njihet e drejta e votës dhe e zgjedhjeve. Këto të drejta burojnë nga Kushtetuta. Pra, e drejta e zgjedhjes dhe e kandidimit. Unë do garoj nëse do ketë garë.

Mendon se do fitosh, do bëhesh kryeministër?
Unë do garoj, kaq.

Pandeli Majko tha se ndjehem i detyruar moralisht por jo institucionalisht. Mund ta thotë edhe Rama këtë…
E para të mos bëjmë lojë fjalësh, e thashë për çfarë garoj. Është një e drejtë që ma njeh ky statut. Nuk ka kufizime dhe kritere që më ndalojnë garën, nëse kjo normë nuk më pengon jam i lirë ta bëj. Kërkoj garë të hapur brenda PS. Precedentët që përmendët janë të tillë që më japin të drejtë mua. Deri në 2009 ka pasur zgjedhje periodike.

A mund të flasim për skenarët e pritshme, të mos ketë zgjedhje apo dhe të ketë zgjedhje…
E përjashtoj që mos të ketë zgjidhje.

Po është një skenar i tillë
Po nuk do ketë.

Nëse nuk do ketë zgjedhje çdo bën?
Nëse juve ju mbyllet Tv çdo bëni?

Do shkoj të punoj në një tv tjetër
A mund ta pyes atë që burgohet, se kur futesh në burg se ai që është burgosur padrejtësisht se çfarë do bëjë për të dalë nga burgu. Këtë më pyet mua nëse më zhvishem, nga këto të drejta?

Jeni i lirë të përgjigjeni. Çfarë është e nesërmja pas kësaj?
Nëse data 19 mars, se nuk e di ca ditë i bie, jeta vazhdon, dhe nuk do zhvishem nga të drejtat e mija themelore. Nëse më pyet nëse do vazhdoj të jem shkrimtar , kjo është afërmendsh. Pse mo e keqja e shoqërisë shqiptare i vjen keq nga të shkruarit e libra. Çfarë do bëjë? Do shkruaj.

Do ta lini politikën?
Po pse ta lë? Do jem brenda partisë socialist për sa kohë kjo të jetë PS.

Para s’keni projekt të ri jashtë PS?
Kam dy projekte, një centralizues i Edi Ramës dhe një modernizues i mi. Edi Rama do ta centralizojë dhe ai do mandat të përhershëm. Forumet nuk mblidhen, nuk pyetet askush për asnjë vendim dhe i kërkojnë që ta mbështesin dhe kur ai i ka idetë e gabuara. Vetëm i majtë nuk është. Ky është projekt që i bën dëme Shqipërisë. Kjo parti nuk mund ti ngjajë PD në vitin 1994.

Kemi dy të nesërme, do ketë zgjedhje dhe nuk do ketë zgjedhje. Nëse do të ketë zgjedhje, ju do të garoni përballë Edi Ramës për kryetar partie?
Po, patjetër.

Nëse do të fitoni, do të kërkoni që Edi Rama ta lerë dhe postin e kryeministrit?
Unë nuk dua të bëhem kryetar partie për të ndëshkuar njeri. Do të luftoj dhe me anë të kësaj do të kërkoj vota në mënyrë që Partia Socialiste të ndryshojë. Prej gati 1 vit e gjysmë kam shprehur pakënaqësitë që kam për qeverisjen.

Jeni gati për tu bërë kryeministër?
Unë jam gati të garoj për kryetar i PS-së dhe këtë vendim le ta marrë PS të nesërmen. Ka forume për këtë gjë.

Nëse humbet Rama, fiton Blushi apo dikush tjetër, posti i kryeministrit i takon fituesit në këto zgjedhje?
Këtë duhet ta vendosi PS të nesërmen e kësaj gare. Unë jam i gatshëm të aplikojmë një sistem brenda partisë që quhet “open primary”, do të thotë që këto nuk janë zgjedhje parlamentare, janë zgjedhje brenda një partie. Unë po flas për zgjedhje primary të hapura. Ne mund të ftojmë në zgjedhje më shumë se anëtarësinë tonë. Kjo është një mundësi për të hapur PS-në. Ne nuk kemi listë anëtarësie, një regjistër anëtarësie, për të parë sa janë anëtarët. Rama fatkeqësisht është në një fushatë për të mos kandiduar. Shkon në Berat, Durrës, dhe nuk thotë si ka mundësi të pranosh në PS vajza dhe djem nga 18 vjeç, që thonë se shkova tek zyra e punës dhe më dhanë punë, me dha ALUIZNI tapinë e shtëpisë që s’ma kishte dhënë Saliu. Çfarë po bëjmë ne, po marrim administratën ta fusim në parti. Nëse Edi Rama e pranon bëjmë një open primary. Kjo kërkon me përjashtim të anëtarëve të bërë publik të partive të tjera, kushdo mund të votojë në zgjedhjet tona. Këta që thotë Edi Rama 1 milion shqiptarë, nëse nuk janë anëtarë të partive të tjera, të ftohen në zgjedhjet tona. Do ta kërkoj, kjo është një mundësi.
Po të bëj polic me kapele hajde bëhu anëtar i PS. Kjo është e padrejtë dhe e dhunshme. Nëse punoj në administratë dhe e detyroj një njeri nuk ia lidh energjinë, i detyroj të vijnë në PS kjo është dhunë.

Pse paragjykoni ju?
Mund të kenë vajtur me vullnet të lirë por shteti nuk përdoret për të rritur partinë duhet një rrugë që i frymëzon njerëzit…Më duket se jam në debat me një anëtare të devotshem të PS…

Ju i keni harruar parimet e gazetarisë…

Keni premtuar që do e drejtoni partinë më mirë se Rama. Ku e bazoni këtë?
Ka vetëm një mundësi, duhet të votohemi bashkë. Ne të dy nuk merremi vesh hajde garojmë të shohim. Sigurisht nuk grabis mandat, nuk emëroj zgjedhësit e mi. Këto janë fakte, po emëron delegatët e kongresit të PS. Edi Rama me ministrat e vetë i emërojnë nga zyra e vetë. Pra thotë ti ke të drejtë të zgjedhësh ti jo. Administrata do votojë për Ramën apo kundër? Respektoj nevojën e PS për të qenë kolegjiale, respektoj një parti të hapur. Çfarë po premton ai? Shëndetësi falas, i thotë të vobektëve s’ke shtëpi merr teserën e PS. Kjo duhet ndalur, është shansi i fundit për ta ndalur. Ekonomia kombëtare po shkon në duar të privatëve, mund të frenohet. Rama tha e kemi pasur në program që shumciën e shërbimeve të japim me koncesion. Nga dalin këto lekë? Nga taksat tona dhe po i shkojnë privatit…po çfarë ka ngelur akoma pa u dhënë? Policia.

Jeni kundër koncesioneve në parim?

Unë jam për forcim të shtetit. Shteti duhet të delegojë disa gjëra dhe duhet të ruaj funksionin e mbledhjes së takave. Nuk e mendonim se taksat do jepeshin me koncesion. Siç dështoi dhe Crow Agent?

Në vitin 2013, kur ajo kontratë ka ardhur në parlament, kam thënë se është e padrejtë. Ajo dështoi dhe nuk rriti të ardhurat

Pra janë koncesione të gabuara?
Në parim, shteti duhet të mbajë disa funksione bazë, si rendin, arsimin, shëndetësi. Po të hymë rast pas rasti, ka gjëra që nuk do ti pranoja dhe këto raste janë marrë vesh nga mediat. Janë marrë vesh postum, pra mbasi ka ndodhur

Pra ju jeni kundër mënyrës? Apo mendoni si opozita se janë koncesione korrupsioni?
Nuk mendoj si opozita. Koncesionet janë të paarsyeshme dhe këto para mund të përdoreshin për gjëra të vlershme dhe mund të ndërtoheshin spitale çka nuk po ndodh. Shteti duhet të ruaj të dhënat bazë,. Nuk po koncesionojmë shërbimet, por paratë. Nuk duhet që një qeveri të ketë kaq kompetenca. Qeveritë nuk kanë të drejta kaq të pakufizuara. Kudo që ka ndodhur, ka qenë e padrejtë.

A e dëgjuar zotin Majko në lidhje me tezat tuaja?
E dëgjova dhe ai më dha më shumë të drejtë sesa juve sot.

Çfarë mendoni për ato që tha?
Mendoj që ai mendon se unë kam të drejtë.

Por është me Edi Ramën?
Këtu nuk është çështja të jenë me mua, apo kundër meje. Çështja është të jenë më te drejtën apo jo. Gjëja e parë që unë kërkoj janë zgjedhjet. Dhe Majko këtë tha, të ketë zgjedhje. Të paktën unë këtë kuptova. Ajo që po bëj nuk është gjë personale. Nuk është mbrojtje e karrierës sime. PS ka ngelur kalaja e fundit. unë po mbroj këtë kala. PS s’mund të jetë pronë e një njeriu apo e shokëve të tij.

A prisnit më shumë nga Majko?
Nuk prisja më shumë se sa atë që ai tha, që unë kam të drejtë.

Prisni më shumë nga kolegë të tjerë?
Nëse nuk kanë probleme që mund t’ju heqin fëmijët nga puna, po. Ministrat nuk janë të lirë, flasin të detyruar për të mbrojtur punën dhe karrierën. Unë vi drejt lirisë dhe po shkoj drejt lirisë time. Nuk po shkoj drejt një pune, karrierë apo ofiqi publik. Për të marrë një ofiq publik, për tu kthyer në një njeri që thotë gjëra që nuk i mendon është e thjeshtë. Unë se kam zgjedhur këtë rrugë, sepse liria ime nuk ka çmim. Ç’rëndësi ka çfarë është të nesërmen pas Kongresit, ka zgjedhje apo jo, por rëndësi ka liria ime.

Flitet përsëri se në 2009 ka pasur një marrëveshje xhentëlmenësh mes teje dhe Ramës, Ka diçka të vërtetë?
Unë dhe Edi Rama kemi pasur pikëpamje të ngjashme për kohën. Në 2003 mendonim që rruga që kishte zgjedhur PS do na çonte në ndarje, ç’ka ndodhi një vit më pas me LSI. Ne vinim pas një krize të fortë se grupi i Metës bllokoi zgjedhjet. Ai vendosi të kandidojë unë e mbështeta. Mendoja që duhet ta freskonim partinë. Kemi pasur shumë vjet pikëpamje të përbashkëta, ai devijoi për arsyet e veta dhe ja ku jemi, në garë. Ka pasur biseda për të respektuar disa parime, të fusim në parti njerëz që kanë çfarë i japin jo me biznesmenë dhe banditë.

Nuk ka shkelur një pakt Rama?

Nuk flas për gjëra personale, nuk i nxjerr në publik, çka është më e rëndë është se ai i ka shkelur të gjitha principet për të cilat ne e kemi zgjedhur kryetar.

Ka pasur diçka për të cilën nuk doni të flisni?
Merreni siç jua thashë.

Keni plane për një parti të re?
Po kam, është PS. Dua ta kthej në një parti tjetër, do jetë e re nëse do i fitoj zgjedhjet. Do përfaqësojë partinë e vitit 2020 jo të 2006, centraliste dhe autoritare.

Te njëjtat zëra flasin dhe për një afrim tuajin me Nanon, i cili pritet ti bashkohet këto ditë lëvizjes tuaj…Keni biseduar kohët e fundit me Nanon?
Që në 2007 kam biseduar me Nanon. Se është njësoj si të t’ju them se nesër mund të keni Barak Obamën në emision apo të martën e ardhshme.

A do e prisni atashimin e tij ?
Unë jam në këtë fushatë më qëllimet e mija, idetë e mija. Unë them gjërat që mendoj dhe nuk kam asnjë njeri mbas por vetëm njerëz para. Kam ide për të bërë një parti më të mirë.
Ne kemi pyetur Malajn për MLN, lëvizjen që ju bënit pjesë…ta dëgjojmë (Insert) Keni ndonjë brejtje ndërgjegje se asnjë nga këta persona që kanë qenë pjesë e MLN

Për fat të keq nuk jam unë që jam ai që zgjedh deputetet. Si ai prefekti i Lezhës, që çoi dhe ato sms dje. Nëse kryeministri Rama do ti jap këtij vendi një model, duhet ta kishte pushuar nga puna atë.

Si e shpjegoni këtë gjë?
Unë nuk kam si e shpjegoj këtë gjë. Ata u hoqën nga listat për deputet në mënyrë të padrejtë. Këta njerëz kanë bërë karrierë në PS. Me kë u zëvendësuan këta. Me njerëz që BE kërkoi që të dalin nga parlamenti. U hoqën se u zëvendësuan me njerëz që u kapën me armë, për dhunë. Kanë trafikuar interesa dhe këta janë njerëzit që u zëvendësuan, Andisi, Bello, Malaj. Për këtë se kam fajin unë. Çfarë tradhtie kam bërë unë? Duhet ta vuaj këtë gjë që jam në karrierë dhe karriera ime nuk u ndërpre? Ti jem mirënjohës që nuk më zëvendësoi me një njeri me kobure në brez? Që nuk zëvendësoi një shkrimtar me një analfabet? Jo, i jam mirënjohës vetes sime.

Zoti Blushi nëse nuk zhvillohen zgjedhjet do dilni në fushatë me Ramën në 2017, pyet një lexues?
Do respektoj vendimet e lira dhe transparente të PS-së. Nëse vendos me një anëtar një votë që ta mbajnë kryetar Ramën nuk kam ndërmend të bëj kryengritje, nuk jam rebel kërkoj të modernizoj partinë. Nëse një njeri ka në dorë partinë, qeverinë, mediat, bizneset shumicën e bashkive, sistemin gjyqësor larg qoftë atëherë ku po shkojmë? Është një vend demokratik? Jo nuk është. Nëse për gjithçka vendos një njeri që shkel çdo gjë që ka përpara. Kemi shumicë në parlament me 84 vota nëse kjo shumicë çmendet vendos që zgjedhjet e rregullta të vitit 2017 nuk do të bëhen po do të shtyhen në 2019 se po bëjmë ca punë ca reforma. Kjo po ndodh sot në PS. Po a mundet kjo shumicë ta marrë këtë vendim? Është krijuar një shumicë e tillë në PS, robotike, autike që do mbledhë një kongres..

E keni shpjeguar disa herë, njerëzit e kuptojnë…dikush ju quan kontradiktor se thotë çdo bëni aty nëse s’ka zgjedhje?
Unë nuk kam arsye ta humb shpresën, s’po kërkoj parti për veten. Nuk jam sot 20 vjeç. Vjen një moshë kur mund të kesh bërë shumë gjëra. Vjen një ditë kur njeriu mendon se çfarë lëmë ne mbrapa. Çfarë i lëmë ne fëmijëve tanë? Një vend më të mirë për fëmijët tanë? Nëse kjo padrejtësi kthehet në normë, besoni se unë duhet të iki prej andej? Unë mendoj e nuk duhet të iki. Kam akoma shpresë se mund të rregullohet diçka

Sa mundësi ka që delegatët të votojë për ju?
Kjo bëhet me votë të fshehtë. Ka apo jo nuk ka zgjedhje, shpresoj të ketë zgjedhje. Do kërkoj që të flas padyshim, për nevojën që PS të kthehet majtas, për nevojën që parlamenti dhe institucionet të dekriminalizohen. Do flas për një projekt gjeneral, të zëshëm apo të pazëshëm. Për një parti moderne dhe qeverisje që kemi

Çfarë do jenë këto 40 ditë për ju? E quani që ka filluar për Kukësin? E keni të vështirë të mblidhni njerëzit?
Për fat të keq po. Kur kërcënohet një deputet se do i hiqet fëmija nga puna, çfarë mund të bëjë një kryetar partie në Kukës, Tepelenë ? Rama ka lënë punët e qeverisë, dhe ka dal në terren për të shpërndarë tesera. Flet nga gjysme orë dhe nuk u thotë këtyre njerëzve se pse nuk kërkon të zgjidhet dhe nëse do mund të më ftoj dhe mua aty. Këto janë mbledhje që bëhen të organizuara.

Ju e ftoni Ramën në takimet tuaja?
Ku në Kukës?

Po për shembull.
Unë aty shkova për të bërë një bisedë për një fatkeqësi që i ka ndodhur Kukësit, siç është emigrimi. Kam miq aty që më kërkonin që të shkoja për këtë gjë. Bëra dhe një prezantim libri. Nuk besoj se Rama do vinte për librin tim,. Ai është kryetar Partie dhe shkon e flet. Jam i gatshëm që të shkoj në çdo takim.

Do ta quani fushatë?
Unë nuk jam në një ritëm norma. Unë nuk abuzoi. Unë e di se çdo të thotë dietë dhe se nuk abuzon me fjalët e tua. Unë dal vetëm 5 herë në TV dhe nuk dalë kot. Nëse jam në një ritëm anormal, por dal në funksion të kësaj gjëje, po dal për të denoncuar dhe në përpjeke për ti bindur njerëzit se ato që mendoj dhe kam të drejtë ti them.

Si do i takoni njerëzit?
Unë dal e takoj njerëz kudo.

Si e keni menduar se do e bëni fushatën?
Jemi në Shqipëri, demokracia nuk është e theksuar por s’mund ta bëjmë vendin Suedi që nesër. Ka shumë vetë që thonë Blushi përballë shtetit. Nëse shumica e qeverisë flet kundër meje çfarë do thonë vartësit e tyre.

A mund të flasim për projektin?
Ka shumë njerëz që sakrifikojnë për tu takuar me mua, s’ja vlen të takohesh me mua dhe të të heqin fëmijët nga puna. Kjo është torturë.

Projekti juaj, mund të thoni më shumë se kaq?
S’kam vendosur ta bëj publik, nuk mund të flas më shumë se kaq. Do kem një projekt si ta modernizoj, si ta bëj më të hapur, më kolegjiale, më të besueshme dhe më frymëzuese PS dhe e dyta si mund të përmirësohet qeverisja e këtij koalicioni. Këto dua të them në 40 ditë.

Bëni fajtor vetëm Ramën apo edhe Metën?
Të dy bashkë kanë përgjegjësi. Nuk po prodhojnë dot as reformën në drejtësi. Secili ka përgjeghësinë e vetë. Unë nuk mund të rregulloj dot LSI, por partinë time. Unë flas në kushtet e kufizimit që kam, flas në fshatin tim, apo në shtëpinë time.

Doni të bëheni kryetar i fshatit tuaj, por a do jeni në aleancë me Metën?
Jam shumë i qartë. Në vitin 2009 një nga gjërat që kemi thënë është një koalicion më i gjerë, sistemi është i tillë nuk merr dot vetëm 71 vota, jemi të detyruar të bëjmë një koalicion. E kam thënë se është një e keq e domosdoshme. Jam për një koalicion që prodhon reforma jo që ndan vende pune. Ndajnë një ndërmarrje në 60% PS dhe 40% LSI. Kjo nuk është reformë, është plaçkitje e vendeve të punës. Do krijoja një koalicion shumë më funksional që mbron interesin publik dhe nuk delegon kompetenca tek privatët. Kam folur i pari për sistem progresiv taksash. Ne taksojmë punën në mënyrë progresive dhe i bëjmë në mënyrë të sheshtë. Taksa e sheshtë sot është në fuqi. Nëse do kishte mundësi do ndryshoja kryesisht..

Edhe Ilir Metën?
Se ndryshoj dot Ilir Metën. Po pse vetëm rruga e Ramës dhe Berishës është në Shqipëri? Ka një mënyrë tjetër. Jo abuzive dhe me një drejtësi sociale. Po si mundet që ky vend të jetë ngritje. Ne që dalim në tv duket sikur i themi popullit se ka vetëm një rrugë dhe pranoni atë. Unë nuk e pranoj këtë.

Pse mendoni se po e pësojmë këtë? Dhe Rama kështu tha se ‘Unë jam rruga e drejtë’..
Bëtë shumë mirë që e besuat. Unë kam arsye ta kundërshtojë këtë. Ndaj jemi këtu, një vend që ka humbur 1 milion shqiptare. Këtu ka pasur gjithçka, përveç një gjëje, qeverisje të drejtë.

Ju keni qenë ministër. A mund të flasim për përgjegjësitë? Ju keni qenë pjesë e sistemit..
Pandeliu tha se këtu në Shqipëri duhet të votohet klubi i kokëderrave, por unë nuk jam kokëderr. Unë besoj se duhet menduar dhe punuar për të varfrit dhe ti jepet Shqipërisë se burimet tona natyrore ti jepen asaj.

Keni ndonjë përgjegjësi personale se keni qenë pjesë e këtij sistemi?
Unë kam qenë atje dhe për sa kohë kam mundur kam folur. Unë nuk po dal sot si një njeri që ka pasur mundësi dhe mbase skam bërë gjëra që duhet të bëja, por ama ka një ditë që kur përpiqesh që të bësh diçka. Dikush mund të më thotë se ti Ramën e ke mbushur në 2003? Po ca rëndësie ka kjo? Nëse njerëzit kanë devijuar nga idetë që kemi pasur, nuk mund ta mbështes më.

Një qytetar pyet nëse ka mundësi që ju të përjashtoheni nga PS?
Pse të më përjashtojnë?Më kanë gjetur mua me ndonjë revole në PS? Kam thyer ndonjë vendim të rëndësishëm në PS? Kam dalë e kam gjuajtur xhamat e PS?

Si e ka parë media, opinionbërësit argumentet tuaja? Si është përktheyr lëvizja juaj?
Unë besoj që e kanë parë në mënyra të ndryshme, do i kërkoja, se mund të bëjnë shumë hamendësime, por unë mirëkuptoj cdo kënd që ka një opinion dhe bie ndesh me pikëpamjet e mia, përveç rastit kur shpifin. Dua të adresojnë thelbin e çështejes, duhet apo nuk duhet të ketë zgjedhje në PS.

Kush duhet të ngrihet për ta rrëzuar qeverinë pyet dikush tjetër?
Nuk po flas për rrëzim. PD, opozita të mos ketë shpresë. E di që ata fërkojnë duart, por pavarësisht konflikteve tona PD nuk vjen dot në pushtet. Nuk flas për rrëzim, flas për ndryshim të mënyrës qeverisëse. Kemi krijuar shumë pak vende pune, rritja ekonomike ishte 1,2 e kemi cuar në 2,4 apo 2,5 rritje ekonomike anemike. Investimet e huaja po shkojën në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi, jo për shkak të taksave por për shkak të mosbesimit. Tregu është i paqëndrueshëm se s’ka drejtësi të pavarur dhe kushte të përshtatshme për të bërë biznes. 200 milionë euro taksa më shumë i kemi shtuar qytetarëve dhe ku kanë shkuar këto? Jemi më vitin e 3-te dhe akoma s’kemi një km rrugë të shtruar. Është estetikë urbane nga e cila nuk kemi vuajtur, Rruga që lidh Elbasan-Tiranë ka një rëndësi më të madhe se një pishinë në Durrës.

Një qytetar thotë se: A mund bëni më mirë kryeministrin?
Në PS është hapur gara dhe ajo të vendos nëse e mban në punë kryeministrin. Unë garoj për kreu e PS

Besoni e bëni më mirë se Rama kreun e PS?
Unë e bëj më mirë. Unë po flas se për çfarë garoj. Para tri ditësh më ka marrë në telefon një zonjë. Ishte ora 8 e 30 e mëngjesit. Më tha duke qarë se po më vdes motra. Më tha se ishte me kancer dhe se dozën e ilaçit nuk ia japin. Shkova vetë në spital. Në procesin e Kimion ishin në radhe rreth 200 persona. Ilaçi thoshte se nuk ka ilaç, por s’po flasim për një aspirinë. Hyra brenda në spital, mbasi kalova një radhe të madhe, takova mjekët dhe thanë se nuk ka ilaç. Pas ditë ditësh Rama shkon në këtë spital, dhe nxori në foto ‘Onkologjikun’ e lyer dhe muret e lyera. Një dozë kushtonte 400 mijë lekë. Pasi shkuam nëpër disa farmaci nuk e gjetëm medikamentin. Më vonë e kishte gjetur vetë bashkëshorti i pacientes, nuk e di se në çfarë rruge. Ne mund të shërojmë njerëzit që vdesin pa ilaçe, por kjo është e padrejtë. Nëse do jem kreu i PS apo dhe asgjë, nuk do jem ky që është sot, që mburret me muret, në një kohë që njerëzit vdesin për ilaçe.

Zoti Blushi ju falënderoj për ardhjen tuaj në studio..
Të kërkojë ndjesë nëse e kalova kufirin me humorin.

Është pjesë e kësaj beteje.
Faleminderit shumë!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura