Blushi: E vërteta e asaj që nuk u transmetua në incidentin e Elbasanit

Mar 12, 2016 | 7:20
SHPËRNDAJE

Deputeti Ben Blushi thotë se e vërteta e asaj që ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në mbledhjen e PS-së me socialistët, nuk është dhënë e plotë.

Sipas tij, nuk është transmetuar e plotë videoja e fjalës së tij, por qëllimisht është shfaqur vetëm pjesa kur Blushi bërtet dhe i flet një personi që sipas tij po hungërinte në rreshtin e parë të të pranishmëve.

blushi-kandidartio

I ftuar në emisionin e Arjan Çanit, Zonë e lirë, Blushi thekson se “ajo sallë atë ditë s’më ka shqetësuar fare, isha shumë i qetë atë ditë”.

“Kam folur me zë të lartë që të kisha mundësi të dëgjohesha sepse disa prej tyre bënin shumë shurmë dhe kisha merak se nuk po dëgjohesha për pjesën që donin të dëgjonin, kjo është arsyje pse dukesha pak i acaruar në kamera, por duhet të nxjerrin kasetën, edhe kjo është një hile tjetër, kanë nxjerrë vetëm një pjesë që unë dukem i acaruar dhe duket sikur fyej dikë, po i flisja dikujt që hungërinte, kisha përballë dikë që e njihja në Elbasan për fat, por hungërinte, bënte një zhurmë të panatyrshme që s’e kisha dëgjuar kurrë.
Nuk e di a është socialist, punon diku në Bashki mesa di unë, por kjo s’ka rëndësi, pra ai po merrej me cilësinë e tij si zhurmues”.


Blushi: E vërteta e asaj që nuk u transmetua në… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura