Blushi: E sëmura me kancer s’gjente ilaçe te spitali që përuroi Rama

Feb 9, 2016 | 23:11
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Ben Blushi rrëfeu te “Studio e Hapur” një histori rrëqethëse me barnat për të sëmurët me kancer, të cilat rimbursohen nga shteti.

Blushi tha se një komisionere e PS-së në Elbasan e kishte marrë në telefon duke qarë, se nuk gjente dot ilaçin për sëmundjen e saj.

Ai tregoi se u paraqit vetë në Repartin e Onkologjikut të nesërmen për t’ia siguruar ilaçin, mirëpo atje nuk kishte.

“Pashë një tmerr me sy. Njerëz që qanin dhe prisnin në radhë për të marrë ilaçin që kushton 400 mijë lekë. Asaj gruas i duheshin tre doza në muaj.

Aty nuk kishte ilaç. Mjeket e shkreta ankoheshin së nuk kishte. Ndërsa dy ditë më pas, shoh Ramën që pozonte te fasada Onkologjikut që nuk kishte ilaçe. U detyruan t’ia blinim në një farmaci private ilaçin e rimbursueshëm”, tregon Blushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura