Blushi: Do ulim 5% TVSH e ushqimeve bazë, përfitim për 1 milion të varfër

Jun 2, 2017 | 9:55
SHPËRNDAJE

Kreu i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi premton se partia e tij do të reduktojë në 5 % tvsh mbi ushqimet bazë, gjë që do të ketë impakt ne cilësinë e jetës së 1milion të varfërve dhe pensionistëve.

ben-blushi-deputet-libra1

Në një postim në faqen e tij në Fb, Blushi ka postuar tabelën që tregon se sa paguajnë shqiptarët për t’u ushqyer në krahasim me vendet e tjera.

Postimi i Blushit 

LIBRA 5% TVSH PER USHQIMET

Gjithë Europa i tregton më lirë ushqimet bazë për të lehtësuar cmimet për popujt e tyre. Kjo tabelë dëshmon se sa shumë paguajmë për tu ushqyer në krahasim me vendet e tjera për shkak të taksave mbi ushqimin apo tvsh. LIBRA ka vendosur ta ndjekë këtë trend europian duke e reduktuar deri në 5 % tvsh mbi ushqimet bazë si miell, sheqer, qumësht, vaj, etj, të cilat do jenë të paktën 15% më lirë se sot duke ndikuar direkt ne cilësinë e jetës së 1milion të varfërve dhe pensionistëve si dhe në rritjen e konsumit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura