Bllokohen turistët/ Reshjet e dëborës dhe moti i keq paralizojnë juglindjen, këto janë zonat më problematike

Nov 18, 2018 | 19:02
SHPËRNDAJE

Rikthimi i reshjeve të dëborës është shoqëruar edhe me vështirësi dhe probleme në  juglindje të vendit. Prej pasdites të së dielës në pjesën më të madhe të  qarkut ka pasur reshje të dendura ndërsa brenda pak orësh në Dardhë trashësia e dëborës ka kaluar mbi 50 cm.

Më pak dëborë ka pasur në fshatin malor të Voskopojës me vetëm 10 cm ndërsa në pjesën tjetër janë regjistruar më pak reshje. Dëbora i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e mjeteve ç’ka ka bërë që në disa zona të regjistrohen edhe probleme dhe vështirësi. Aktualisht më problematike paraqitet situata në Dardhë ku rruga është bllokuar.22e264af-9f7e-448a-b7d2-415

Trashësia e dëborës ka arritur nga 80 cm – 1m ndërsa është bërë e pamundur të largohen pushuesit që kanë qenë në fshat për fundjavë. Probleme ka pasur edhe në zonën e Mokrës ku si pasojë e motit të keq është ndërprerë energjia elektrike. Edhe Kapshtica vazhdon të ketë probleme për lëvizjen e mjeteve.d444c7f1-4c10-46b5-9381-30b

Në qarkun e Elbasanit reshjet e shiut të shoqëruara dhe me erëra të forta kane shkaktuar problem në qarkullimin e mjeteve. Më problematike situata paraqitet në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur ” Kthesa e Murrashit” , ku në kohë shirash për shkak të pozicionit që ka rruga kthehet gjithnjë në burim aksidentesh.

Në këtë aks situata paraqitet problematike për shkak të lagështirës por edhe gurëve që bien nga kodrina. Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes kur qarkullojnë sidomos tek këto kthesa. Gjithashtu edhe pika turistike e Gjinarit është mbuluar pjesërisht nga dëbora duke bërë që Policia të ndalojë qarkullimin e autobusëve në këtë aks përkohësisht./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura