Bllokimi i Vettingut, Lu dhe Vlahutin 50 minuta në zyrën e Nishanit

Feb 21, 2017 | 17:00
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar pas 50 minutash takimi i ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin me Presidentin Bujar Nishani.

Takimi i tyre mendohet që në fokus të bisedimeve kishte Reforma në Drejtësi dhe bllokimin e vetingut nga opozita.

lu-vlahutin

Lu dhe Vlahutin iu drejtuan Presidencës që prej orës 16:00 dhe dolën prej andej në orën 16:50.

Kujtojmë se prej së shtunës, 18 shkurt, opozita ka nisur protestat qe thote se nuk do te ndalen deri ne sigurimin nga Qeveria te zgjedhjeve te lira.

Keshtu PD ka marre vendim te bojkotoje Parlamentin dhe nuk ka marrë pjesë as në komisionet parlamentare, ku qe prej kesaj jave duhet te nise puna per ngritjen e komisioneve qe do te percaktojne prokuroret dhe gjyqtaret, si pjese e procesit te vetingut.

Nisur nga kjo situatë, deputetët socialistë janë shprehur se opozita po bojkoton reformën në drejtësi dhe vettingun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura