“Bllokimi i Metës po shtyn Ramën drejt zgjedhjeve të parakohshme”

Mar 14, 2016 | 8:33
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela shkruan në një status të tijin në “Facebook” se kryeministri Rama po përballet me presionin ndërkombëtar për reformën në drejtësi.

Rama-MetaSipas Ngjelës, Ilir Meta dhe Sali Berisha po e mbajnë peng reformën dhe tashmë Rama gjendet mes dy presionesh.

I pari është ai amerikan për të përmbushur reformën dhe i dyti opozita dhe aleati i tij që nuk e duan, sipas Ngjelës.

Në këto kushte, sipas avokatit, Rama ka vetëm dy rrugë. Ose të nënshtrojë Metën që të zhbllokojë reformën, ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por për avokatin, Rama po mendon zgjedhjen e dytë, i ndodhur edhe nën presionin e zgjedhjeve brenda partisë së tij.

“I vënë midis dy zjarresh, procesit zgjedhor në parti, të cilin e ka frikë se ka pamaturi politike, dhe politikës amerikanë, sigurisht që nuk ka rrugë tjetër: ose nënshtrimin e Metës për të votuar, ose zgjedhje të parakohshme. Dhe shenjat janë se Rama po bën presion më këtë të dytën

Kështu, se cilën rrugë do të zgjedhë Rama, kjo varet nga “qëndresa” e Metës. Kurse Sali Berisha vuan për Metën, se nuk ka asnjë shpresë tjetër. Por është naiv, edhe ai, edhe Meta: është e pamundur që të mos ndëshkohen nga politika e moralitetit. Politika amerikane nuk i pranon, jo sepse nuk kanë vota, por sepse nuk lejojnë vendosjen e drejtësisë në Shqipëri”, shkruan Ngjela.

Ngjela12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura