Bllokimi i jetës së përditshme “qetëson” tokën, sizmologët: Ja sa është ulur “zhurma sizmike” pas masave kufizuese ndaj koronavirusit në botë

Apr 5, 2020 | 21:22
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët e tërmeteve tregojnë sa është ulur “zhurma sizmike” pas masave kufizuese ndaj koronavirusit në botë

Bllokimi i jetës së përditshme në shumë vende, me rreth 3 miliardë njerëz që po qëndrojnë në shtëpi, jo vetëm që ka zvogëluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, por gjithashtu ka qetësuar tokën, me një ulje të dukshme të zhurmës sizmike, sipas shkencëtarëve.

26835604-8189371-image-a-112_1586102734769

Për shkak të masave kufizuese për koronavirusin, aktiviteti i zakonshëm njerëzor është zvogëluar dhe ka shumë më pak dridhje që tundin tokën. Më pak trena, avionë dhe automjetet e rënda, por edhe prodhimi dhe ndërtimi i zvogëluar kanë kontribuar në uljen e dukshme të vibracioneve të ndjera në të gjithë botën.

Ndërsa ‘toka vazhdon të lëkundet’, sipas njoftimit në “Twitter” të “Royal Observatory” në Belgjikë, “lëvizjet në tokë në frekuencat 1-20 Hz, kryesisht për shkak të aktivitetit njerëzor (makina, trena, industri…) janë shumë më të ulëta që nga implementimi i masave të kontrollit nga qeveritë”.

Ekipi i Vëzhgimit të Sizmologjisë dhe Gjeologjisë britanike postoi një grafik që tregoi një rënie të madhe të niveleve të zhurmës të regjistruar në stacionin e tyre GAT2 pranë aeroportit Gatwick, midis së hënës, 24 shkurt, para masave të bllokimit, dhe së hënës, 31 mars, pas masave të bllokimit.

Sizmologu francez Claudio Satriano shkroi: “Ulje dramatike e zhurmës sizmike në Paris për shkak të bllokimit # COVID19.
Dhe faleminderit parisienëve që qëndruat në shtëpi! #RestezChezToi #StayHome”.

Ndërkohë, shkencëtarja britanike, Jessica Irving, që qëndron në Shtetet e Bashkuara, postoi një grafik që tregon një ulje të dridhjeve sizmike në Universitetin Princeton.

Duke shkruar në “Twitter”, Irving tha: “Si ndryshon ‘tingulli’ Princeton tani që të gjithë duhet të bëjnë #stayathome? Këtu është ‘zhurma’ sizmike që regjistrojmë në bodrumin e Sallës Guyot. Kampusi në të vërtetë është më i qetë tani, veçanërisht pasi u vendosën kufizimet më të forta”.
Shkencëtarët në Bern, Gjenevë dhe Zyrih në Zvicër kanë parë gjithashtu një rënie të dridhjeve.

Frédérick Massin postoi një grafik që tregon vibrimet para bllokimit, pas një ndalimi për turmat më të mëdha se 100 njerëz, dhe përsëri në grupe më të mëdha se pesë persona, me këtë të fundit që tregon uljen më dramatike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura