Bllokimi i guroreve në malin e Tomorrit, Rama: Nuk ka shanse më askush që të gllabërojë…

Feb 23, 2018 | 17:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka komentuar pas mbledhjes së sotme të qeverisë në qytetin e Beratit mbylljen e disa guroreve në malin e Tomorrit.

edi rama berat1

Rama tha se askush nuk ka shans më të vazhdojë barbarinë në malin e Tomorrit, edhe kompanitë të respektojnë kontratat ose përndryshe nuk do të ketë më leje.

 

“Ata që bllokojnë rrugën, nuk kanë shans të vazhdojnë barbarinë në malin e Tomorit. Do të ketë një ri gjelbërim të tokave të kafshuara. Po i ndjek gurore më gurore dhe kemi bllokuar disa, por do bllokojmë dhe gurore të tjera.

Çdo gurore që kërkon të shfrytëzojë malet dhe kodrat për të nxjerrë duhet, duhet të zbatojë të gjitha standardet e kontratave, pasi ato janë të qarta dhe standardi është i qartë. Nuk mund të kafshosh e të ikësh, por duhet edhe të përmirësosh atë që lë pas. Fëmijët tanë nuk mund të rriten duke asistuar këtë shembull flagrant ët shembjes së të drejtës së tyre dhe të këtij vendi. Zbatimi me përpikmëri i standardeve është objektivi ynë i panegociueshëm”,” tha Rama.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura