Shtatë ditë aksion nga ajri dhe deti, 4 skafistë shqiptarë në pranga, Policia greke peshon drogën: Sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në…

Oct 1, 2019 | 10:21
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shtatë ditë aksion nga deti, ajri dhe toka, ka përfunduar me kapjen e 4 skafistëve shqiptarë dhe me një sasi të madhe droge.

Sot paradite, sipas korespondentes së Panorama, ka përfunduar edhe peshimi i droges, që ka rezultuar plot 1700 kg.

Policia greke ka bërë me dije sot: Ne mesdite dalim ne deklarate per shtyp. Kemi vene nen arrest 4 persona. Sasia me e madhe e kapur ndonjehere ne nje operacion te vetem te trafikut te droges Shqiperi-Greqi

Bllokimi i dy gomoneve me drogë, në kërkim skafisti i pestë shqiptar. Dyshohet se grupi kriminal…

Nje dite pas bllokimit të dy gomoneve me skafistë shqiptarë dhe sekuestrimit te 1 ton kanabis sativa, mediat greke shkruajne se “Policia greke eshte ne kerkim te nje skafisti te peste”.

1

Kathimerini shkruan se skafisti eshte larguar nga gomonia e dyte, ne te cilen u arrit te kapej vetem nje person, i cili po largohej me not.

Sipas hetimeve, droga e kapur dje ishte fshehur nga skafistet e gomones se dyte. Hetuesit dyshojne se kemi te bejme me grup kriminal shqiptaro-italian qe trafikon hashash ne Turqi dhe e kemben ate me heroine.

Tre skafistët që u gjetën në gomonen e parë
Tre skafistët që u gjetën në gomonen e parë

Operacioni i djeshem 

Operacioni i nisur që prej së mërkurës së kaluar është mbyllur me sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike, e cila ishte fshehur në ishullin Sporades. Kanabis sativa ishte fshehur në një shpellë të ishullit dhe dyshohet se është lënë aty nga skafistët shqiptarë, ndërsa si destinacion final i saj mendohet Turqia.

Ishulli ku u gjet lënda narkotike është i pabanuar, por ka qenë një peshkatar i zonës që ka vërejtur një gomone dhe një person që po notonte për të shkuar në ishull. Pas lajmërimit të Policisë, është zbuluar se pikërisht në këtë ishull ishin fshehur 103 pako me kanabis, që në total kishin një peshë prej 1 ton. Gjatë operacionit në ishull u përfshinë qenë të trajnuar për zbulim droge, si dhe mjete lundruese të Rojës Bregdetare.

6271428

NDJEKJA

Operacioni është vijim i ndjekjes së gomones që u diktua në kufi me ujërat e Turqisë të mërkurën në mbrëmje. Pas një ndjekjeje të gjatë, ku u desh dhe ndërhyrja e snajperistëve për bllokimin e mjetit lundrues, të shtënat e tyre bënë që gomonia të humbiste shpejtësinë. Në bordin e saj u arrestuan tre skafistë shqiptarë, por nuk u gjet prani droge. Ndërsa katër ditë pas kësaj, Policia greke bllokoi një gomone të dytë dhe arrestoi një tjetër skafist po shqiptar.

Gomonia e dytë kishte dy motorë të fuqishëm, duke e bërë atë një mjet super të shpejtë. Policia greke kishte dyshime se droga mund të ishte zbarkuar në Turqi, por nuk përjashtohej fakti se ajo mund të ishte fshehur në ndonjë ishull. Këto dyshime u përforcuan nga deklarimi i një peshkatari që çoi më pas në zbulimin e sasisë së madhe të kanabisit të fshehur në një shpellë. Ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke erdhi pas informacioneve nga homologët turk, për lëvizjen e dy mjete lundruese të dyshimta. Në ndjekje të tyre u vunë më shumë se 10 mjete lundruese, si dhe një helikopter dhe avion. Gjithashtu, në operacion mori pjesë dhe FRONTEX.

BLLOKIMI

Gazeta greke “Protothema” shkruan se skafisti shqiptar i arrestuar në gomonen e dytë, nuk ka preferuar të flasë. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari e ka mbajtur gojën mbyllur, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore. Nga hetimi, arritën në përfundimin se droga duhet të ishte fshehur diku në Sporades. Pas kësaj, në orët e para të së hënës nisën kërkimet në shpellat e ishullit.

Tashmë ajo që po hetohet, është fakti nëse kjo sasi është e gjitha që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo një pjesë e saj dhe se si u arrit të fshihej në këtë zonë. Sipas hetuesve grekë, grupi i goditur transporton sasi të mëdha lënde narkotike nga Shqipëria për në Turqi. Ata thonë se kanabis sativa këmbehet me heroinë, e cila më pas po nga ky grup transportohet në Itali dhe në disa vende të tjera të Evropës. Po për transportimin e heroinës, ata thonë se grupi përdor sërish Greqinë, pasi një pjesë e grupit e njeh mjaft mirë territorin e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura