Blinken: SHBA-ja po kërkon mënyra për ta shpallur Rusinë vend sponsor të terrorizmit

Dec 4, 2022 | 23:10
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Kongresi Amerikan po punon për alternativa për të kapërcyer pengesat për shpalljen e Federatës Ruse shtet sponsorizues të terrorizmit.

blinken

“Ne vazhdimisht po shqyrtojmë masa të ndryshme që mund të marrim për të rritur presionin nëse është e nevojshme. Aktualisht jemi duke punuar me Kongresin për legjislacionin që do të na ndihmonte të anashkalojmë disa nga sfidat. Përdorimi i etiketës “shtet sponsorizues të terrorizmit”, siç thatë ju, ka disa pasoja të padëshiruara”, tha Blinken për CNN.

Më 27 korrik, Senati amerikan miratoi një rezolutë që i bën thirrje Departamentit të Shtetit të SHBA-së të shpallë Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit për shkak të ngjarjeve në Gjeorgji, Siri, Çeçeni dhe Ukrainë.

Në shtator, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-të nuk do ta shpallin Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit, sepse një vendim i tillë do të “lidhë duart” e komunitetit botëror në kërkimin e mënyrave për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura