“Blindohen” disa qytete/ Mbi 100 të shoqëruar, mes tyre edhe biznesmenë. Sekuestrohen kamerat e sigurisë nëpër lokale

Feb 21, 2020 | 8:14
SHPËRNDAJE

Operacion i madh gjate nates ne disa qytete te vendit, si ne Tirane, Elbasan e Berat, me dhjetera persona te shoqeruar ne polici, mes te cileve edhe disa biznesmene.

‘News 24’ raporton se ka qene nje aksion i befasishëm i policise, nderkohe qe deri ne menges raportohet se jane shoqeruar mbi 100 persona.

Foto ilustruese

Ne Elbasan 

“Panorama” meson se vetem nga operacioni ne Elbasan janë shoqeruar 10 persona, mes tyre edhe administratorët e pallateve që ndodheshin në disa lokale ku zhvillohej aktiviteti i lojërave të fatit.

Me tej janë sekuestruar edhe kamerat e disa lokaleve dhe zonave përreth. Në operacion janë angazhuar edhe efektivë të Krimeve të Rënda dhe Krimit Ekonomik,

Në fokus të operacionit ka qenë kërkimi i personave, që akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndaj të cilëve është vendosur masa ” arrest me burg”.

Ne Durres

Aksion per lojrat e fatit edhe ne Durres. Policia mbeshtetur edhe nga FNSH ushtruan kontrolle ne rreth 100 lokale dhe ambjente te tjera. Jane shoqeruar 64 persona per verifikim dhe per te dhene shpjegime. Deri tani nuk ka deklarate zyrtare, por mesohet se jane sekuestruar per verifikim me dhjetera telefona celulare per te pare nese ka te instaluara programe lojrash fati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura