“Bletët punëtore e bënë gati skenën”, “Shiko kush luan” vjen me ndryshime (FOTO)

Sep 19, 2019 | 15:28
SHPËRNDAJE

Moderatorja, Luana Vjollca, ka zbuluar ditën e sotme se emisioni i saj, “Shiko kush luan”, do të nisë më 28 shtator dhe se do të ketë disa ndryshime.

luana1

Teksa ka publikuar në “Instagram” promon e emisionit, vihet re se pjesë e tij ashtu si në sezonin e kaluar, do të jetë Florjan Binaj. Por këtë vit do të mungojë Adi Pojana.

luana

Vendin e tij do ta zërë aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja. Ndërkohë në spotin e ri të emisionit, Luana dhe dy djemtë shihen duke punuar për ndërtimin e studios së re me plot momente gazmore që ofrojnë.


“Bletët punëtore e bënë gati skenën ? “Shiko Kush LUAN “ rikthehet më dt 28 Shtator në @topchannelalbania me 2 super kapitenet @florjanbinaj & blerja e re @rezart._.veleshnja ?

Di t’ju them qe nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye !!! Edhe pse e di qe mezi po prisni dhe ju njësoj si unë ?????”, shkruan Luana.

shiko kush luan 1 shiko kush luan 2 shiko kush luan 3 shiko kush luan 4 shiko kush luan shiko kush luan4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura