Blero puthje me Afrona Dikën, fansat e sulmojnë ‘Ke lënë jetime vajzën për femra’

Jun 30, 2015 | 13:10
SHPËRNDAJE

Për një kohë të gjatë është spekuluar për një lidhje të Blero Muharremit me Afrona Dikën, mirëpo këngëtari gjithmonë ka mohuar ekzistimin e një romance mes tyre.

Madje fundjavën që lamë pas në një emision televiziv, ai theksoi se kishte pasur një shkëndijë mes tyre, por ata nuk ishin në marrëdhënie dashurie.

Por siç duket gjërat kanë ndryshuar ku çifti ka bërë publike në Instagram një foto duke u puthur.

“Ai është më shumë si unë. Pavarësisht se prej çfarë janë ndërtuar shpirtat tanë, i imi dhe i tij janë njësoj”-shkruan Afrona.

Por në foton e tyre shikohen shumë komente negative, ku flitet për ish gruan e këngëtarit Teuta dhe vajzës së tyre, të cilat sipas komentuesve Blero i ka braktisur.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura