Blerjet online, doganat paraqesin udhëzimin e ri, ja për çfarë bëhet fjalë

Feb 15, 2018 | 9:19
SHPËRNDAJE

Për të mundësuar një deklarim të thjeshtuar për çdo dërgesë (pako) të mbërritur nëpërmjet shërbimit postar, në sistemin informatik doganor vihet në funksionim “Moduli për deklarimin e thjeshtuar të mallrave me natyrë jotregtare të importuara nga individë nëpërmjet operatorëve postar”, thuhet në një udhëzim të posaçëm të doganave lëshuar ditët e fundit mbi mënyrën e zhdoganimit të mallrave që blihen online me vlerë më pak se 1000 euro.

Nëpërmjet këtij moduli kryhet deklarim i thjeshtuar për çdo dërgesë (pako) dhe në fund të ditës mundësohet depozitimi i deklaratës doganore përmbledhëse të dërgesave postare për regjimin IM4 te të gjithë dërgesave (pakove) të çliruara atë ditë.

Ky modul do të përdoret vetëm për deklarimin e mallrave të importuara nga persona (individë) të cilët importojnë për qëllime personale dhe vetëm nga operatorët postar, të cilët disponojnë ambientet për magazinim të përkohshmen të miratuara nga autoritetet doganorë.

blerje-online-1-1-550x348

Deklarimi i thjeshtuar në sistemin informatik të doganës do të kryhet për mallrat “dërgesa postare” qe dërgohen nga një individ jo rezident në territorin shqiptar për një individ rezident në këtë territor si dhe për mallrat e blera online për nevoja personale të cilat, kanë natyrë jotregtare dhe kalojnë kufirin e vlerës (të përcaktuar ne nenet 316, 420 dhe 423, te VKM nr.651, datë 10.11.2017
Dispozitat Zbatuese;

• mbi 22 euro për blerjet on line,
• mbi 45 euro për dërgesa postare dhe
• nën 1 000 euro.

Për mallra me vlerë nen kufijtë e përcaktuara si vlerë e papërfillshme deklarimi doganor nga agjenti postar konsiderohet i depozituar (i bërë gojarisht), sipas nenit 146, pika 2 e Kodit Doganor dhe nenit 304, pika 1/a,b të Dispozitave Zbatuese

Për mallra të përmendura në pikën 2.3 dhe vlera e të cilave është mbi I 000 Euro, deklarimi duhet të behët me deklarate standarde IM 4 (DAV).

Procedurat që zbatohen lidhur me hyrjen, deklarimin dhe çlirimin e dërgesave postare

Deklarimi nëpërmjet sistemit kompjuterik do të kryhet nga agjentë të operatoreve postar të cilët janë të licencuar nga administrata doganore. Operatorët postarë nëpërmjet një kërkesë përcaktojnë agjentët e licencuar që, do të kenë akses në sistemin informatik doganor për të kryer deklarimin në emër te tyre dhe për llogari të personave (individëve) të cilët, përdorin këtë operator për shërbimin e transportit të dërgesës së tyre. Për këtë formë deklarimi, nga ana e Operatorit Postar nëpërmjet agjentit postar;

Veprimet në degën doganorë hyrëse;

a) Në rastet kur ambientet e magazinimit të përkohshëm në administrim të Operatorit Postar. nuk janë nën mbikëqyrjen e zyrës doganore hyrëse, me mbërritjen e ngarkesës postare në kufi, agjenti postar depoziton deklaratën doganore sipas model it. Pas depozitimit të deklaratës, autoritetet doganore të zyrës hyrëse kryejnë të gjitha formalitetet doganore lë nevojshme për verifikimin dhe vendosjen e mallrave në regjimin e tranzitit, njësoj si për të gjithë mallrat që hyjnë në territorin doganor shqiptar.

b) Në rastet kur ambientet e magazinimit te përkohshëm në administrim të Operatorit Postar janë nën mbikëqyrjen e zyrës doganore hyrëse, agjenti postar depoziton manifestin e mallrave në sistem.

c) Lëvizja e mallrave nga ambientet e magazinimit lë përkohshëm lë doganës hyrëse në ambientet e magazinimit të përkohshëm të Operatorit Postar, bëhet nën përgjegjësinë e këtij të fundit në përputhje me nenin 256 të Vendimit nr.651, datë 10.11.2017 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” .

3.3 Veprimet në zyrën doganore rnbikqyrëse;

a) Më mbërritjen e mallrave në ambientet e magazinimit të përkohshëm të miratuar Operatori Postar depoziton manifestin nc sistemin kompjuterik,

b) Për të gjitha dërgesat (pakot postare), autoritetet doganore të zyrës rnbikqyresë, bazuar mbi një analizë risku lokale, autoritetet doganore përcaktojnë dërgesat qe vlerësohen me risk dhe për të cilat duhet të kryhet kontrolli fizik. Këto dërgesa janë në statusin e magazinimit të përkohshëm deri në momentin e daljes nga ambientet e tij dhe vendosjes së tyre në qarkullim të lirë.

c) Dërgesat me vlerë nën kufirin e vlerës së papërfillshme çlirohen, duke u konsideruar se janë vendosur në qarkullim të lirë sipas pikes 2.4 të këtij Udhëzimi, nëpërmjet mbylljes manuale (spontimit) lë manifestit, rast pas rasti, për cdo pako të çliruar,

Formalitetet që zbatohen për deklaratën e thjeshtuar

Deklarimi i dërgesave (pakove postare) për mallrat që kanë vlerë brenda kufijve të përcaktuar sipas pikës 2.3 të këtij Udhëzimi do të bëhet nëpërmjet deklaratës së thjeshtuar në sistemin kompjuterik doganor.

Hapet dhe plotësohet me shumën përkatëse të parashikuar, llogaria parapaguese,
kërkohet regjistrimi i autorizimit për deklarim të thjeshtuar, nga zyra doganore mbikëqyrëse, për sasinë e mallrave dhe detyrimin doganor të parashikuar dhe për çdo paketë të dalë nga ambienti i përcaktuar depozitohet një deklarate e thjeshtuar.

Nga ana e doganierit të zyrës mbikëqyrëse, rast pas rasti;

Regjistrohet autorizimi për deklarim të thjeshtuar kontrollohet në sistem derdhja e detyrimeve nga operatori postar në llogarinë parapaguese.

Regjistrohet deklarata e thjeshtuar e depozituar, pas regjistrimit të deklaratës së thjeshtuar e printon atë në dy kopje,

Nënshkruan dhe vulos deklaratën e thjeshtuar dhe së bashku me pakon ja dorëzon agjentit të operatorit postar.

Në këtë moment, pako është çliruar dhe vendosur në qarkullim të lirë.

Në fund të listës së punës, agjenti postar depoziton deklaratën përmbledhëse të dërgesave postare sipas standardit të Dokumentit Administrativ të Vetëm (DAV) për regjimin IM4, e cila gjenerohet nga deklarimet e thjeshtuara të regjistruara deri në atë moment.
Në këtë deklaratë, në kutinë 37 të saj, vendoset kodi i procedurës 4000 dhe kodi shtesë DPS. Ky kod shtesë mundësohet nga sistemi kompjuterik doganor vetëm për Operatorët Postarë të licencuar.

Doganieri i zyrës mbikëqyrëse kryen të gjitha veprimet e nevojshme për miratimin dhe pranimin e deklaratës doganore sipas procedurës normale përcaktuar në Udhëzimin nr. 0 I, datë 14.U 1.2011 .1Mbi procedurën e përpunimit të deklaratës doganore (DAV) në sistemin Asycuda World”.

Hapat që ndiqen për deklarimin janë të pasqyruara në “Manualin për vendosjen në qarkullim të lirë të dërgesave postare të hyra nëpërmjet operatoreve postar në Sistemin Asycuda Ëorld”.
Deklarata e printuar duhet të ketë bashkëlidhur të gjithë deklarimet e thjeshtuara dhe depozitohet për tu arkivuar pranë zyrës doganore mbikëqyrëse, sipas legjislacionit në fuqi.

Rastet përjashtimore të përdorimit të deklaratës së thjeshtuar.

Nuk lejohet të deklarohen nëpërmjet këtij moduli (deklarate e thjeshtuar):

•Për blerjet on-linë, mallrat e përcaktuara në nenin 421 të Dispozitave Zbatuese (produktet alkolike, parfumet dhe ujë tualeti, duhani dhe produktet e duhanit).

•Për dërgesat postare nga një individ rezident jashtë territorit shqiptar në një individ brenda këtij territori, më vlerë nen kufirin e papërfillshmen të vlerës së pataksueshme dhe sasia është mbi kufirin e përcaktuar në nenin 424 te VKM nr. 651 date I 0.11.2017. Lista e këtyre produkteve dhe sasitë përkatëse janë te paraqitura në aneksin I, bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Për rastet e paraqitura me sipër deklarimi do të behet me deklaratë doganore standarde IM 4 (DAV) me procedure (sipas kutisë 37 te DAV) normale.

Për dërgesat (pakot postare) dhe blerje on-line, të cilat kanë vlerë që është nën nivelin e kufirit te pataksuar, këto pako çlirohen duke i konsideruar se janë vendosur në qarkullim të lire sipas deklarimit (të bërë gojarisht), sipas nenit 146, pika 2 e Kodit Doganor dhe nenit 304, pika 1/a,b të Dispozitave Zbatuese. Në rastet kur në sistem është depozituar manifest për këto mallra, bill-et që i korrespondojnë këtyre dërgesave do të mbyllen manualisht nga punonjësi doganor.

Marrë nga Monitor.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura