Blerja e armëve, Serbia sfidon kërcënimet e amerikanëve për sanksione

Mar 6, 2020 | 17:02
SHPËRNDAJE

Ministri serb i Mbrojtjes, tha të premten se Serbia do të vazhdojë të blejë armë nga “shtetet mike” pavarësisht kërcënimeve me sanksione amerikane në rast se Beogradi vazhdon të pranojë dërgesa armësh nga Rusia.

998DC1BF-5020-4324-9D40-70B7DD1C8338_w1023_r1_s

“Serbia nuk është koloni” dhe do të vendosë vetë për “fuqizimin dhe pajisjen e forcave të saj të armatosura“, deklaroi ministri serb Aleksandër Vulin.

Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë në rast se Moska i shet më shumë armë, veçanërisht armatime që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje anëtare në NATO.

Serbia ka blerë së fundmi një sistem të sofistikuar kundërajror nga Rusia, e cila i ka siguruar vendit Ballkanik edhe avionë, helikopterë dhe mjete të blinduara.

Ministri Vulin, i cili njihet për qëndrimin e tij pro-rus, tha se dërgesat e fundit janë për qëllime mbrojtëse. Ai tha se nuk ka asnjë arsye për sanksione nga “çdo vend që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Serbisë për të vendosur në mënyrë të pavarur” se si të armatoset, shkruan AP.

Armatosja e Serbisë nga Rusia shihet me shqetësim nga Perëndimi, në një periudhë tensionesh në rritje në Ballkanin që u përfshi në luftërat shkatërruese në vitet 90-të. NATO ndërhyri kundër Serbisë në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleaten sllave Rusinë, si dhe me Kinën.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikave të saj në Ukrainë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura