Bleona shkëlqen me fustanin e nusërisë, i komenton Ermal Mamaqi: Për hajër, kush do të të marri

Oct 11, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Gjatë kësaj jave, këngëtarja Bleona Qereti do të publikojë produksionin e saj më të ri me titull “Monster”. Lajmin e bëri të ditur vetë Bleona nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

bleona

Këngëtarja shqiptare u shfaq e veshur me fustanin e bardhë dhe dukje një nuse rrezëllitëse. Bleona kishte zgjedhur një fustan të ngushtë pas trupit në ngjyrë të  bardhë, me krahë të fryrë, ku binin në pah linjat e saj të përsosura.

bleona ermal

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku bie në sy ai i Kejvina Kthellës dhe Ermal Mamaqit. “E bukur”, i shkruan velina e “Xing me Ermalin”.

ble

Ndërkohë moderatori i njohur i komenton: “Për hajër o Zot, kush do të të marri…”. “Të dua”, ia kthen Qereti duke e shoqëruar komentin me disa imoji që qeshin.

bleonaa

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura