Bleona prezanton të dashurin e ri? Pyet fansat “Është i mirë apo jo”

May 21, 2015 | 11:28
SHPËRNDAJE

Ajo për momentin nuk ndodhet në Shqipëri, dhe pjesëmarrja si juri e ‘X Factor’ vjen në plan të dytë për Bleonën.

Këngëtarja shqiptare ka udhëtuar për të qënë e pranishme në Festivalin e Kanës, ku siç duket po ia kalon shumë mirë.

Pasi kaloi në tapetin e kuq me një fustan me shqiponjën e flamurit tonë, Bleona ka prezantuar për fansat e saj në rrjetet sociale mashkullin e saj.

Në një foto të bërë publike, ajo shfaqet përkrah një burri simpatik ku ka shkruar “Po apo jo? @bekim.osmani”.

Osmani, një personazh jo shumë i njohur për publikun, në fakt në llogarinë e tij të Instagram shihet përkrah shqiptarëve të famshëm si Ledri Vula, Valon Berham etj. 

Komentet e shumta nga fansat kanë thënë se ky është një mashkull i denjë për Bleonën.   

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura