Bleona ngjitet e treta në billboard, lë pas… Demi Lovaton dhe Adelen

Nov 29, 2015 | 15:22
SHPËRNDAJE

Bleona ngjitet e treta në billboard, lë pas… Demi Lovaton dhe Adelen. Ju që jeni adhuruesit e Demi Lovatos, Adeles, apo ndonjë këngë- tari/eje me famë ndërkombëtare, mbase është momenti të mbani frymën.

bleona 1

Bleona Qereti ua kalon atyre, zyrtarisht! Ajo është renditur e treta në Billboard, në kategorinë “Dance Song”, duke lënë pas në vendin e katërt Demi Lovaton me këngën “Confident” dhe shumë e shumë të tjera. Madje, Bleona e sheh për së larti Adelen me këngën “Hello”, e cila ndodhet në vendin e 14-të. Si i thonë llafit, është Bleona, 11 vende “bosh”, pastaj vjen Adele.

bleona 2

Nuk kuptohet nëse ky sukses i Bleonës vjen nga zëri i saj, apo nga vargjet e këngës që këndon “…my class is bigger than my ass”, por fakt është që ajo po konkurron fort në stacionet më të mëdha muzikore në botë, siç është VEVO. Shihni radhitjen, po nuk e besuat. E nëse sërish nuk e besoni, ehhh nuk keni faj…

 

BILLBOARD

  1. Insomnia 2.0/Faithless
  2. Levels/ Nick Jonas
  3. Take You Over/ Bleona
  4. Confident/Demi Lovato
  5. Run On Love/Lucas Nord Featuring Tove Lo
  6. Automatic/ ZHU x AlunaGeorge
  7. Heaven (Beautiful L!fe)/ Punch !nc.
  8. Ocean Drive/ Duke Dumont
  9. Boomerang/ Emin Featuring Nile Rodgers
  10. Take Me Higher/ Nytrix
  11. You Have To Believe/Dave Aude Featuring Olivia Newton-John & Chloe Lattanzi
  12. Synergy/ Sted-E, Hybrid Heights & Crystal Waters
  13. Spin Spin Sugar/ Scotty Boy Featuring Sue Cho
  14. Hello/ Adele
  15. La Jungla/ Ralphi Rosario Featuring Julissa Veloz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura