Bleona Mata, do rinisin kërkimet në kufi me Kosovën

Jul 14, 2011 | 20:49
SHPËRNDAJE

Pas nje periudhe ‘qetesie’, do te rinisin kërkimet per Bleona Maten, zhdukur pa gjurme ne Zapod te Kukesit qe prej 22 majit te vitit 2010.

Sipas burimeve te policise mesohet se kerkimet do te nisin ne vijën kufitare me Kosovën, në zonën e Dragashit.  Per shkak te zones se minuar, ne fillim jave do te nderhyhet ne zone per cminimin e saj.

Policia e Shtetit, ka deklaruar ne vazhdimesi se eshte duke punuar per zbardhjen e ngjarjes deri tashme mbuluar me mister, por edhe pse kane kaluar shume kohe, nuk ka asnje gjurme nga vogelushja e zhdukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura