Bleona: Kam shume kohe pa bërë seks

Sep 19, 2015 | 9:05
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Bleona Qereti nuk heziton të flasë për gjithçka me gazetarët. Vetëm pak orë para premierës ekskluzive nga Vevo të klipit të saj “Take you over”, dha një konferencë për gazetarët shqiptarë dje në Tiranë.

Ajo mbërriti mëngjesin e djeshëm e shoqëruar nga prindërit, enkas për këtë konferencë për shtyp për të ndarë me mediat arritjet e saj të fundit në muzikë në SHBA. Teksa fliste për hit-in më të ri “Take you over”, Bleona njoftoi se përmes një e-maili revista “Billboard” e kishte lajmëruar se kënga e saj mbante vendin e parë në top-listën e prurjeve të reja.

Bleona dje ne konference per shtyp
Bleona dje ne konference per shtyp
Në këtë moment artistja u përlot, pasi nuk u kishte besuar syve që e-maili ishte për të. As kësaj here nuk hezitoi të ndante detaje nga jeta personale, duke pohuar se ka shumë kohë pa bërë seks, pasi është në kërkim të babait të fëmijës së saj dhe jo të një mashkulli për një natë.

Bleona theksoi se për momentin orgazma e saj e vetme është suksesi. Po ashtu, sqaroi keqkuptimin e ditëve të fundit lidhur me fotot “topless”, që bënë xhiron e botës…

Pas shumë vitesh më në fund publikohet kënga jote “Take you over”. Pse e konsideroni produksion kaq të rëndësishëm?
Është një produksion i “Roçstar”, një prej kompanive më të famshme në SHBA. Kënga ka kohë që ka përfunduar, por më duhej të mbyllja versionin remix, bërë nga disa prej DJ më të mirë të tregut ndërkombëtar, si DJs’ Ralphi Rosario, Rosabel, Dave Audé, Vein, Alessandro Calemme and DJ Obscene. Më pëlqen perfeksioni, dua që gjithçka të jetë perfekte, ndaj dhe m’u desh kaq kohë ta sillja këngën. Dennis Leupold është kuratori i imazhit që kam zgjedhur, pasi emri i tij është shumë i njohur në Hollywood, si kuratori personal i Rihanna-s, Jennifer Lopez-it dhe shumë emrave të tjerë.

Çfarë vështirësish ke kaluar në SHBA për të arritur deri këtu ku je sot?
Kam trokitur në shumë dyer vetë, por edhe pse nuk kam marrë përgjigje pozitive, nuk jam dorëzuar. Prej tri vitesh kam në stafin tim menaxherin e Rihanna-s, së bashku me shumë emra të tjerë të njohur, që ma lehtëson punën. Por m’u desh shumë kohë që ta bindja Timbarland, e në fund ia dola. Turneu im në Shqipëri përgjatë 2012-s ishte ai që e bindi plotësisht producentin.

Dhe sa e njohur je ti si artiste sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
“Take you over” është një këngë e madhe, dhe që po pëlqehet shumë në club-et e Amerikës. Ndaj u bëj thirrje të gjithë bashkëkombasve të mi të vazhdojnë të kërkojnë karrierën e tyre në SHBA, pasi unë e kam bërë punën time si shqiptare për t’u hapur atyre rrugën.

Shumë sakrifica për karrirë në Amerikë, a je e lumtur?
Jo, me dhimbje e them se nuk jam e lumtur. Shumë net i kam kaluar duke qarë në shtrat pa e ditur se ç’do bëja me jetën time. Por falë Zotit, në momentin që po flas jam në fazën më të rëndësishme të karrierës sime.

Po për fotot topless në Turqi, që bënë xhiron e botës, ç’mund të thuash?
Fotot ishin një truk i kompanive të dietave në SHBA. Ata e bëjnë këtë gjë thuajse me çdo personazh, i nxjerrin një foto, e modifikojnë deri diku dhe personazhi duket mbi peshë, që më pas kur të postojnë një foto të re, të tregohet se kanë humbur peshë nëpërmjet produktit që reklamojnë. E bëjnë me shumë emra të njohur të showbizzit, e bënë edhe me mua. Fill pas kësaj unë kam bërë një video në Snapchat, meqenëse është i vetmi vend që nuk mund ta modifikosh, për të treguar që nuk kam celulit. Videon e regjistroi mamaja ime.

Ti reagove duke mohuar të jesh aq e shëndoshë. Kaq problem e ke?
Edhe unë kam celulit si çdo qenie normale njerëzore, por në ato foto nuk isha unë. Kam 12 vite që dal topless, që nga viti 2002, kur isha me pushime në Republikën Domenikane, dhe aty guxova të thyeja tabutë e zhveshjes. Pra të shfaqurit topless për mua është normale. Nuk është risi për mua, pasi më pëlqen të marr rreze në të gjithë trupin. Dua të them se të gjithë njohim vajza që para babait nuk flasin, por që shkojnë e abortojnë tre herë në vit. Unë këto nuk i bëj, por dal topless para babait tim. Kishe gjë, ti ba?

Pas një fotoje në plazh të mamasë Oli, ka pasur komente të tipit që jeni një familje nudiste. Si je ndier?
Nuk më intereson nëse mediat online publikojnë lajme të tipit që familja ime është nudiste. Madje, siç e thashë, s’e kam problem të bëj plazh e zhveshur as para prindërve, dhe nëse e kanë problem, le të zhvendosen në çadrën tjetër.

Si e mban trupin në formë?
Më pëlqen të kujdesem për veten me detaje. Madje mund të them se jam e fiksuar.

Flet shumë për suksesin, po çfarë është suksesi për ty?
Suksesi është orgazma ime për momentin.

I praktikon “one night stand”, pra të shkosh për një natë me një mashkull?
Nuk jam ushqim “fast food” për meshkujt. Edhe pse mund të dukem tjetër person në media, në të vërtetë jam një femër konservatore. Unë nuk po kërkoj dikë për të kaluar një natë me të, unë po kërkoj një baba për fëmijën tim, dhe këto janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Do të jesh gjithnjë në kërkim të partnerit që do të të bëjë nënë?
Jo nuk e përjashtoj mundësisë që të ngjiz fëmijë në mënyrë artificiale, pra me metodat e reja të fertilitetit.

Sa është numri i partnerëve që ke pasur në jetë?
Gjatë gjithë jetës sime mund t’i numëroj partnerët me gishtat e një dore.

Seks për herë të fundit kur ke bërë?
U bë kohë e gjatë pa bërë seks.

Me ish-bashkëshortin Ganiun vazhdon të ruash marrëdhënie të mira?
Ganit i dërgova videon e këngës kur doli, por nuk më ktheu përgjigje. Me siguri po shijon lidhjen me të dashurën e re. Unë i uroj shumë lumturi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura