Bleona i përgjigjet propozimit të pediatrit: Djali 300-milionësh je një ditë me vonesë për t’u martuar me mua

Oct 4, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Bleona ia shuan shpresat për martesë mjekut pediatër nga Burreli, 64-vjeçarit Dalip Gjoka, i cili dje, nëpërmjet një rrëfimi për gazetën “Panorama”, tregoi dëshirën për të vënë kurorë me këngëtaren dhe madje për të qenë babai i fëmijës së saj.

Gjoka, i cili ndodhet aktualisht në një “martesë të konsumuar” me gruan, siç e quan ai, është baba i dy vajzave dhe gjysh me një mbesë. Por për dasmën dhe jetën e luksit me Bleona Qeretin ishte gati të investonte çfarë pasurie kishte, përfshirë një kompleks të madh në Burrel, që vlen 300 mijë euro.

bleonaNjë shumë, e cila i dha shkas këngëtares që nga aktivitete muzikore që po zhvillon në Moskë, që ta quante Dalip Gjokën “djali 300-milionësh”, ndërsa i ktheu përgjigjen negative se nuk mund të martohej me të. Arsyeja?

Mjeku nga Burreli është me vonesë në këtë propozim… me 24 orë. Të paktën kështu shkruan Bleona Qereti në profilin e saj personal në “Facebook”, ku duke hedhur disa fotografi në çift me një mashkull që e prezanton si dhëndrin e ri, i dërgon mesazh “me stil” Dalip Gjokës: “Dëgjova se dikush dëshironte të martohej me mua. Më fal, je me vonesë… E gjeta burrin e ri në Kremlin, ndaj ‘djali 300-milion- ësh’ je 1 ditë me vonesë për t’u martuar me mua. Më vjen keq…”. Çuditërisht mashkulli të cilin Bleona e quan “burri i ri në Kremlin” ka ngjashmëri të madhe me Presidentin Putin të Rusisë, çka të bën të dyshosh se ai është maskotë, që paguhet për të dalë në fotografi me turistët dhe këngëtarja vetëm sa po bën shakanë e radhës.

REAGIMI PER GAZETEN “PANORAMA”

E kontaktuar nga gazeta “Panorama” rreth kësaj situate, Bleona nuk ka dashur të komentojë propozimin e Dalip Gjokës, ndërsa na ka informuar se ndodhet në Moskë, ku po bën një set fotografik, pasi do të jetë në kopertinën e revistës “OK!”, në versionin rus. Ajo ka postuar në “Facebook” disa nga këto foto, ku herë shfaqet e veshur me një peshqir dushi në “‘Djali 300-milionësh’, je një ditë me vonesë për t’u martuar me mua” Bleona Qereti në fotot e publikuara dje nga Kremlini. Mashkullin në krah e prezanton si burrin e ri sheshin e Kremlinit, e herë me bikini, aq sa ka tërhequr edhe vëmendjen e forcave të rendit. Një polici rus i janë dukur të papranueshme “spektaklet” e Bleonës në mes të rrugës, ndaj e ka penguar që të dalë me bikini. Për të justifikuar situatën, këngëtarja e ka qetësuar policin, duke i thënë se ajo mban të veshur një kostum plazhi dhe jo të brendshme. Në këtë mënyrë, Bleona shkruan se ia ka arritur qëllimit për të realizuar fotot e zhveshura në sheshin rus, për revistën “OK!”.

FANSAT PYESIN BLEONEN

Përgjigjja e Bleonës për Dalip Gjokën nëpërmjet fotografive dhe statusit të hedhur dje në “Facebook” ka ardhur pas pyetjeve të qindra ndjekësve, se çfarë do të bënte këngëtarja në lidhje me propozimin për martesë nga 64-vjeçari nga Burreli. Intervista e botuar në “Panorama” dhe më pas e rishpërndarë thuajse në të gjitha portalet online dhe rrjetet sociale ka ngjallur kureshtjen e fansave të Bleonës, të cilët nuk e kanë lënë të qetë atë, derisa arritën të merrnin sqarime. Ajo prezantoi “bashkëshortin” e ri, si kundërpërgjigje për propozimin e Dalip Gjokës dhe këmbënguljen e fansave. Edhe pse nuk është se e besoi kush…

Më pas, ajo është mbushur me komplimente për setin fotografik që po realizon në Moskë, ndërsa “burri i ri” rus që ka zgjedhur ajo, nuk është se u ka pëlqyer edhe aq shumë. Kryesisht, meshkujve nga Burreli, të cilët i shkruanin Bleonës se “më mirë të kishte zgjedhur bashkëpatriotin e tyre, Dalip Gjokën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura