Blendi Fevziu së shpejti me vajzën e dytë, Inesi 8-muajshe shtatzënë

May 16, 2015 | 10:58
SHPËRNDAJE

Moderatori i njohur i emisionit “Opinion” në “Tv Klan”, Blendi Fevziu, pret të bëhet baba për herë të dytë i një vajze. Paparaci ynë ka fotografuar bashkëshorten e e tij, Ines, ndërsa ecte në këmbë në Tiranë, dhe ku i binte në sy barku tashmë i rritur, pasi është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Megjithëse Fevziu është i ekspozuar në media, ky lajm i bukur në familjen e tij ka mbetur jashtë vëmendjes. Fëmija i dytë i familjes Fevziu vjen pas vajzës së tyre Mishele. Përveç stilit të këndshëm të veshjes, Ines duket në formë, edhe pse është në muajt e fundit të shtatzënisë së dytë.

Jo vetëm që nuk ka marrë kilogramë në fizikun e saj gjithnjë elegant, po duket se shtatzënia i ka dhënë edhe më shumë sharm. Ines, e cila punon në një agjenci udhëtimesh, e shoqëron gjithmonë Fevziun në evente të rëndësishme, duke u shquar për stilin e bukur të veshjeve.

Le të shohim se cilit prej prindërve do t’i ngjajë vajza e dytë, pasi për Mishele Blendi ka pohuar në media se i ngjan shumë atij. Për sa i përket njohjes me bashkëshorten e tij, Blendi ka treguar se janë njohur fillimisht kur ajo ka qenë 15 vjeç, ndërsa ai 19 vjeç, dhe janë ritakuar për të qenë bashkë pas 10 vitesh shkëputje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura