Blendi Fevziu: Dritëhijet e vizitës së kryeministrit Edi Rama në SHBA

Apr 12, 2016 | 21:03
SHPËRNDAJE

Gazetari dhe opinionisti Blendi Fevziu ka hedhur dyshime për vizitën zyrtare në SHBA, përmes një shkrimi të botuar në faqen e tij, opinion.al.

fevziu-11Fevziu shkruan se vizita e Ramës në SHBA është paksa e dyshimtë, duke qenë se nuk ka asnjë axhendë të paralajmëruar dhe nuk dihet se kë do të takojë dhe për çfarë do të bisedojë.

“Kryeministri është shfaqur sot në Nju Jork në një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut dhe në një takim të dytë me disporën shqiptare në SHBA. Njoftimi i shtypit ka qenë se kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, edhe pse, as Kryeministria dhe as Ambasada Amerikane nuk kanë bërë asnjë koment për llojin e vizitës. Dhe nuk kanë lëshuar asnjë njoftim zyrtar për mediat”, shkruan Fevziu.

“Ajo që të bën përshtypje është që vizita e Ramës në SHBA nuk ka një axhendë të qartë dhe as të bërë publike më parë. Siç duhej të ndodhte normal me çdo Kryeministër në çdo vend të botës”, vijon ai më tej.

Më pas Fevziu ngre edhe shqetësim për ditët e qëndrimit. Është paralajmëruar se Rama do të takohet me Obamën ditën e enjte, atëherë gazetari ngre pyetjen: Pse një javë vizitë në SHBA?

“Takimi me Bajdenin dhe Obamën pritet që të jenë të enjten në mesditë. Nuk dihet se çfarë ka bërë Kryeministri dje dhe as se çfarë do bëjë nesër? Si shtyn ditën në SHBA, një Kryeministër që ka plot punë në Shqipëri dhe që për një takim që mund të zgjasë 45 minuta, shpenzon bashkë me një staf jo për t’u injoruar një javë në SHBA?!”, pyet Fevziu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura