“Blegtoria do marrë mbështetjen më të madhe”/ Zëvendës ministri i Bujqësisë “zbërthen” skemën për fermerët: Ja sa do përfitojnë çdo sektor dhe si do realizohen aplikimet

Mar 8, 2023 | 17:41
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote ka shpjeguar skemën e mbështetjes për fermerët gjatë vitit 2023. Në një intervistë për “Panorama TV”, ai deklaroi se blegtoria do të jetë sektori që do të marrë më shumë mbështetje nga të gjitha.

Përsa i përket aplikimeve, ato do të nisin më 20 mars dhe do përfundojnë më 11 prill. Aplikimet do të zhvillohen në platformën e-Albania.

Kote: Për t’u marrë me skemën për të informuar fermerët dhe të gjithë qytetarët që punojnë në këtë sektor. Masat që qeveria ka vendosur të mbështesë janë masa për blegtorinë i cili është një sektor që do marrë mbështetjen më të madhe në krahasim me buxhetin që ka 3.3 miliardë. Do mbështetet blegtoria e imët me 12 mijë lekë të vjetra për krerë, nga 100 krerë tufa për të rritur zmadhimin e tufës në 300 krerë. Pra, 12 mijë lekë për çdo krerë. Do jetë me NIPT fermeri.

Përë blegtorinë për gjedhin, do marrin 100 mijë lekë për krerë, deri në 50 krerë, do të marrin bletaria që do jetë në qendër të vëmendjes, do mbështet me 10 mijë lekë për koshere për 50 koshere dhe lart.

Do vazhdojmë të mbështesim serat me të dyja mbjelljet gati me 4 milionë lekë të vjetra për hektarë, 2 milionë lekë në sezonin e parë dhe 2 milionë lekë në sezonin e dytë. Pra serat, që ka qenë pika më e fortë e furnizimit të tregut të brendshëm dhe të eksportit do vazhdojë të mbështetet për të ndihmuar edhe përsa i përket problemit të plastmasit që qeveria nuk ka mundësi për ta mbështetur. Jepet një mbështetje e madhe për një sektor delikat.

Do vazhdojmë të mbështesim serat ku kultivohet luleshtrydhja, e cila ka marrë mbështetje dhe zhvillim shumë të madh në zonën e Fierit. Prodhimi i luleshtrydhes është shumë i mbarë, falë edhe mbështetjes që dhamë një vit më parë. Vazhdon të tërhiqet nga eksporti shumë mirë. Kjo do mbështetet me 2 mln lekë të vjetra për hektarë.

Do mbështetet rrushi që mbillet në sera. Prapë është një sektor nga vreshtaria që del 2 muaj ose 3 muaj më herët nga sera. Rrushi del në fund të majit, në fillim të qershorit. Ne duhet të shfrytëzojmë pozicionin tonë gjeografik për ta furnizuar. Ky është sektor shumë i rëndësishëm. Fermerët duhet të kenë parasysh që përsa i përket serës, duhet që të kenë faturën.

Pyetje: Sa fermerë do përfitojnë nga këto skema?

Kote: Ne mendojmë që ky buxhet, nga skema që ne kishim, numri i fermerëve do arrijë në 40 mijë që do përfitojmë. Ne morën më fillim 3.2 miliardë, ndërsa tani kemi 3.3 miliardë. Qeveria, mendoj se edhe për këtë vit do të shohim mundësinë për një rialokim. Ky buxhet që është hedhur, ndihmon sektorët kryesorë të bujqësisë dhe blegtorisë.

Pyetje: Ka pasur lehtësira në procedurat që duhen ndjekur?

Kote: Përsa i përket masave, është masa për fermat organike të cilat do përfitojnë nga ato. Është edhe nafta e cila do vazhdojë që të mbështetet, por nafta do jetë nga 1 hektarë dhe lartë. Pra duhet të ketë fermeri mbi 1 hektar për të përfituar sipas një koeficienti të vendosur.

Do ketë mbështetje për kulturat e para, jo të dyta. Kultura të para quhet tetor i 2022, 31 maj 2023. Këto quhen kultura të para, bimët e arave. Drufrutorët janë pemë që jetojnë 20-30 vjet.

Që të vij tek pyetja juaj se si do aplikojnë këto fermerë. Nga eksperienca vitin e kaluar kanë aplikuar 69-70 mijë fermerë përmes e-Albania. Agropikat tona, specialistët tanë do jenë të gatshëm për të trajnuar fermerët që të aplikojnë. Aplikimi fillon në 20 mars dhe përfundon më 11 prill. Gjatë kësaj periudhe do kenë mundësinë të aplikojnë. Pasi të ketë marrë nga e-Albania konfirmimin, atëherë do të thotë se ke aplikuar dhe ke marrë konfirmim. e-Albania mban rradhën e aplikimeve. fermerët i janë përgjigjur kësaj thirrje nga ana jonë. Deri tani, s’kemi pasur probleme me përthithjen e buxhetit. Fermerët e kanë të nevojshme teknologjinë.

Pyetje: A është e mjaftueshme kjo mbështetje, pasi ka qenë një vit i vështirë?

Kote: Viti që kaloi por edhe në vazhdim të këtij viti, është një situatë që është globale. Imputet bujqësore, plehërat vijnë nga jashtë. Qeveria siç bëri atë ndërhyrje që thashë më parë, mendoj që bujqësia shqiptare ka nevojë për shumë mbështetje. Kërkesat janë në rritje dhe mbështetja është në rritje. Tani kemi buxhet me 3.3 miliardë dollarë. Bujqësia ka nevojë për shumë akoma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura