Blatter: Arrestimet, përpjekje për të ndërhyrë në kongres

May 30, 2015 | 9:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i FIFA-s, i cili një ditë më parë fitoi mandatin e pestë në drejtim të organizmit me të madh të futbollit ka deklaruar se ajo e fundit ishte fushate urrejtjeje nga liderët europianë të futbollit kundër organizmit që ai drejton.

Blatter pas rikonfirmimit ne krye te FIFA

Në një intervistë për RTS ai ka thënë se ndihej i tronditur nga komentet e prokuroreve amerikane menjëherë pas arrestimit te zyrtarëve të lartë të FIFA-s me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

“Askush nuk mund te me thotë se ishte rastësi arrestimi i shtate zyrtareve te FIFA-s dy dite përpara kongresit qe do te organizohej në Zyrih” tha ai.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk kishin arritur të fitonin mundësinë për të zhvilluar kupën e botës në vitin 2022 duke humbur kështu përballë Katarit ndërsa Anglia, një tjetër vend kritik ndaj Blatterit kishte humbur përballë Rusisë për kampionatin botëror të 2018. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura