Blater: Nuk jam i korruptuar, një ditë do shkoj në parajsë

Jul 2, 2015 | 11:44
SHPËRNDAJE

Jozef Blater i ka paralajmëruar ata që e lidhin emrin e tij me skandalin e korrupsionit në FIFA se meritojnë të shkojnë në burg, ndërsa atë vetë e pret parajsa. 14 zyrtarë të lartë të FIFA-s janë akuzuar më 27 maj për korrupsion nga prokurorët e SHBA-ve, për ryshfetet që kanë marrë gjatë 24 viteve të fundit, duke e detyruar presidentin Blater që të rishikojë pozicionin e tij në krye të institucionit vetëm pak ditë pasi ai fitoi mandatin e pestë presidencial.

Blatter

Mes dhjetorit 2015 dhe marsit 2016, do të mblidhet Kongresi i Jashtëzakonshëm për të bërë zgjedhjet e reja. Megjithatë, deklaratat herë pas here kontradiktore të 79-vjeçarit për tërheqjen dhe kandidimin, kanë lënë shumë paqartësi për të ardhmen e FIFA-s. Ndërsa në daljen e fundit të zviceranit për mediat, ai thekson se nuk ka kryer asnjë krim dhe ka nënvizuar se besimi i tij në Zot do ta ndihmojë për ta nxjerrë emrin e pastër nga kjo krizë. Deklarata “Unë kam një ndërgjegje të pastër”, i tha ai revistës gjermane “Bunte”.

“Nëse dikush më akuzon mua për korrupsion, unë e pyes nëse ai e di kuptimin e kësaj fjale. Cilido që më quan mua të korruptuar, duhet ta provojë këtë. Por askush nuk e bën dot, sepse unë nuk jam i korruptuar. Unë jam i hapur që të korrigjohem, edhe ndaj kritikave pozitive. Por nëse dikush më quan të korruptuar, sepse FIFA është e korruptuar, unë vetëm mund të tund kokën. Të gjithë ata që thonë diçka të tillë duhet të shkojnë në burg. Besimi im në fe dhe lutjet më kanë dhënë forcë gjatë kësaj jave. Kam një kryq të artë të bekuar nga Papa Françesku. Besoj se një ditë do të shkoj në parajsë. Por unë besoj se nuk ka ferr. Nuk jam dakord me Papën në këtë pjesë”.

Pavarësisht këtyre fjalëve, avokati amerikan i Blaterit konfirmoi se presidenti nuk do të jetë i pranishëm në finalen e Botërorit të femrave këtë fundjavë në Kanada për arsye personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura