Blater në kulmin e skandalit të korrupsionit, i del edhe lidhja jashtëmartesore me gruan 30 vjet më të re

May 29, 2015 | 11:33
SHPËRNDAJE

Në kulmin e skandalit korruptiv të historisë së futbollit, Sep Blater është vënë në qendër të mediave edhe për jetën e vet personale. E për këtë duket se media nuk është lodhur shumë, pasi vetë Blater i ka dhënë material që të komentohet gjerësisht.

Blater me gruan 30 vjet me te re

E përditshmja Daily Mail, publikon sot disa fotografi ku Blater është ulur në krah të një Linda Barras, 30-vjet më e vogël se ai, me të cilën përflitet se janë në një lidhje jashtëmartesore, edhe pse kjo nuk është pranuar kurrë nga të dy.

Blater me bashkeshorten

“Kur shumëkush priste që ai të shfaqej përkrah bashkëshortes së vet, në këtë moment të vështirë të tij, nuk ka ndodhur, ai e ka lënë gruan e tij në shtëpi. Blater është ulur paturpësisht në kongresin e 65 të FIFA-s, përkrah Linda Barras, e veshur me të kuqe, e cila është 30 vjet më e vogël se ai dhe e martuar me një agjent të njohur shitjesh pasurish zvicerian”- shkruan Daily Mail.

Blater me mbesen

 

Zyrtarisht thuhet se janë miq të ngushtë, por në fakt pakkush e beson këtë.

“Sido që të jetë e vërteta, ata janë fotografuar dje duke u marrë me njëri-tjetrin dhe duke pëshpëritur gjatë gjithë ceremonisë së zymtë. Do të jenë bashkë edhe sot, kur me shumë mundësi Blater do të zgjidhet për herë të 5-të në krye të FIFA-s, pavarësisht skandalit të rëndë që ka përfshirë këtë institucion’- vijon më tej shkrimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura