‘Black Friday’ në SHBA/ “Nga kapja për flokësh e grave, deri tek të shtënat e armëve (Foto/Video)

Nov 24, 2017 | 16:30
SHPËRNDAJE

Sherre të mëdha kanë shpërthyer në disa qendra tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë blerjeve për “Black Friday”.

Sipas ekspertëve tregtarë, amerikanët pritet të shpenzojnë rreth 20 miliardë dollarë, vetëm ndërmjet të enjtes, deri të hënën në mbrëmje.

Ndërkaq, mesatarja e blerësve pritet të jetë rreth 1000 dollarë, në blerjet e tyre në shitore dhe online.

Po sipas mediave të huaja, është dashur ndihma mjekësore në një market Riverchase Galleria, pas “përplasjeve” ndërmjet klientëve, shkruan Daily Mail.

Gjithashtu, siç edhe mund të shihet në videon më poshtë, dy gra kanë shfrytëzuar edhe forcën, duke u kapur për flokësh për të marrë produktet me ulje.

Por sherret nuk kanë përfunduar me kaq. Në një market në Misuri, është qëlluar një 19-vjeçar, gjendja e të cilit thuhet se është kritike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura