Biznesmeni i rrugëve nga Vlora udhëtonte bashkë me gruan në Itali për të vjedhur ekskavatorë. Dalin në dritë të dhëna të reja nga operacioni

Oct 29, 2019 | 18:27
SHPËRNDAJE

Mediat italiane japin të tjera detaje për një grup i përfshirë në grabitjen e mjeteve të ndërtimit në Itali dhe dërgimin e tyre në Shqipërisë.

caterpillar-2

Grupi, i cili u godit dje nga karabinierët italianë, drejtohej nga një 47 vjeçar, pronari i një kompanie ndërtimi. Sipas mediave lokale italiane, 47 vjeçari është pronari i dy kompanive në qytetin e Vlorës, (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) ku u përdorën eskavatorët e vjedhur për të kryer punimet publike.

Grupi ka vjedhur gjashtë mjete të tilla në shtetin fqinj dhe i ka dërguar ato në Shqipëri nëpërmjet falsifikimit të shasive dhe dokumenteve sikur ato janë blerë pranë firmave italiane.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 47 vjeçari ka fituar tendera të rëndësishëm publik në vendin e tij për ndërtimin e rrugëve.

Hetimet e koordinuara nga zëvendësprokurori Matteo Centini, çuan në realizimin e operacionin “Digger” dhe në lëshimin e 7 masave paraprake të nënshkruara nga gjykatësi hetues Stefania Di Rienzo.

E gjitha filloi në Villanova, ku policia gjeti një eskavator të parkuar në hyrjen e një shtëpie fermë në korrik 2018. Në hetimet paraprake, hetuesit zbuluan modifikimin e numrit të shasisë.

Përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren, policia arriti të zbërthejë zinxhirin kriminal.

Kreu i bandës shkoi rreth natës me gruan e tij pranë vendeve të rëndësishme të ndërtimit, zgjodhi mjetet për të vjedhur dhe më pas thirri dy teknikët, bashkatdhetarët e tij, të cilët u kujdesën ta merrnin fizikisht mjetin dhe më pas e modifikonin.

Në atë pikë, italianët hynë në veprim, të cilët lëshuan fatura të rreme dhe shënime të dërgesave artificiale. Automjetet e vjedhura (Komatsu, Caterpillar dhe Manitou) u futën në Ancona dhe u nisën për në Shqipëri.

Nga vjedhjet tek eksporti i mjetit, maksimumi grupit i duheshin 48 orë. Në tërësi, banda akuzohet për 6 vjedhje, vlera e të cilave është rreth 2 milion euro.

Dy mjete të tilla janë rikuperuar dhe u janë kthyer pronarëve: njëra është ajo e gjetur në Villanova (një vend për shkëmbim para se të transportohej), tjetra u kap në një autostradë në Modena falë GPS. Në atë moment, policia arrestoi dy punëtorët shqiptarë të punësuar nga çifti.

Biznesmeni nga Shqipëria vodhi rreth 2 mln euro makineri ndërtimi në Itali. Si funksiononte grupi dhe çfarë bënte për t’i eksportuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura